Takim urgjent në orën 14:00, Borrell i thërret Kurtin e Vucic në Bruksel

0
150

Shefi për politikë të jashtëm i Bashkimit Europian, Josep Borrel, ka thirrur urgjentisht që të takohen sot në orën 14:00 në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq

Borrell ka shkruar në Twitter se i ka thirrur në një takim urgjent, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksander Vucic, ku siç ka thënë për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale.

“I kam thirrur liderët e Serbisë, presidentin Aleksnadër Vucic dhe Kosovës, kryeministrin Albin Kurti, në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, ka shkruar Borrell./Pa Rrotlla

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here