Diamant Salihu nominohet për çmimin Valenberg

0
124

Të nominuarit e këtij viti për çmimin Raoul Wallenberg janë Amat Levin, Dona Hariri dhe Diamant Salihu. Çmimi jepet nga Akademia Raoul Wallenberg një personi i cili, kryesisht përmes përpjekjeve për rritjen e njohurive me qëllim të luftimit të racizmit, diskriminimit dhe intolerancës dhe për afirmimin e vlerave te barabarta të të gjithë njerëzve, vepron në frymën e Raoul Wallenberg-ut.
Çmimi do të jepet në datën 27 gusht 2023.
*Raoul Wallenberg ishte një afarist dhe diplomat i njohur suedez. Ai ka shpëtuar mijëra ebrej hungarez nga shfarosja naziste.

Kosovari me prejardhje nga Gjakova ka fituar më herët në kategorinë “Zëri i Vitit”.

Salihu vlerësohet për punën e tij për raportimin për dhunën e bandave në Suedi. Ndër të tjera ai ka shkruar edhe librin e vlerësuar “Derisa të vdesin të gjithë” libër i cili ishte një nder më të lexuarit në Suedi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here