Sonte festojmë me kulturën tonë popullore “Ne Jemi Një”

0
178

Sonte “ Ne Jemi Një “ nuk do të jetë në MCN TV por gjithësesi Milaim Zeka dhe Fjoralba Dizdari ju presin të dielën me emisionin me të shikuar në ekranet shqiptare. Por sonte në orën 20:00 do të mbahët një  koncert i përbashkët me këngë e valle popullore i titulluar po ashtu “Ne jemi Një”, do t’i bëj bashkë Ansamblin Popullor të Shqipërisë dhe Ansamblin e Kosovës “Shota” në ambientet e TKOB.

TKOB përmes një njoftimi për opinion, bën të ditur se trashëgimia e përbashkët do të kremtohet me këngë e valle si një festë për kulturën popullore.

“Shqipëri e Kosovë bëhen NJË me koncertin e Ansamblit Popullor në bashkëpunim me Ansamblin e Kosovës ”Shota”!
Si një aset i çmuar, trashëgimia jonë e përbashkët do të kremtohet me valle e këngë popullore, nën idetë e Alban Tahirit, me udhëheqjen artistike nga Ansambli “Shota”, Ylber Asllanaj, dirigjimin e Vladimir Hasimit, përkujdesin e koreografes sonë Brikena Aupaj dhe atij të “Shotës”, Alfrim Alshiqi.

Le të festojmë kulturën popullore!

Koncerti i përbashkët “Ne jemi Një”, mbahet sonte prej orës 20:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here