Kosova shpall “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” organizata terroriste

0
176

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, Mbrojta Civile dhe Brigada e Veriut shpallen organizata terroriste”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here