Në Suedi gjykata lejon djegien e Kuranit. Reagon ashpër Turqia

0
213

Sot rrethë drekës, në Medborgarplatsen në qendër të Stokholmit, 37-vjeçari Salwan Momika iu dha leja për të djegur Kuranin në orën 13:30.Kjo ndodhe në fazen kritike të procesit të NATO-s të Suedisë, ku Turqia po perdorë veton e saj. Një provokimi tillë gjatë festës së Bajramit nuk do të kalojë lehtë

Kryeministri suedez Ulf Kristersson (M) nuk dëshiron të spekulojë se si djegia e sotme e Kuranit mund të ndikojë në procesin e NATO-s, deklaron ai në një konferencë për shtyp në Almedalen.

Gjykata e Apelit, ashtu si Gjykata Administrative, hedh poshtë vendimin e policisë për të mohuar djegien e Kuranit në Stokholm.
Por organizatori do të hetohet për nxitje të urretjes kundër një grupi etnik si dhe për zjarrvenjë të qellimshme që me ligj ndalohet në pubik në kohë vere.

37-vjeçari irakian luajti himnin kombëtar suedez dhe valëviti flamurin suedez përpara se të vazhdonte të griste faqet e Kuranit, të vendoste proshutë në disa prej faqeve të tij.

Ndërsa disa protëstues që ishin kunder bërtisnin “Kurani nuk është në duart tuaja, ai është në zemrat tona, ne e dimë përmendës”

Në orën 15:15, policia deklaroi se tubimi publik është zhvilluar pa çrregullime dhe se ndaj organizatorit Salwan Momika është ngritur padi publike e cila përmban dy klasifikime kriminale, thuhet në njoftimin të policisë.

Ashtu siq pritej erdhi reagim i ashpër nga Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka dënuar djegien e librit të shenjtë mysliman të Kuranit në Suedi në ditën e parë të festës madhore të myslimanëve të Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dënoj veprimin e poshtër në Suedi kundër librit tonë të shenjtë, Kuranit, në ditën e parë të Kurban Bajramit!”, shkroi Fidan në Twitter.

“Është e papranueshme që të lejohen këto veprime islamofobike anti-myslimane nën pretekstin e lirisë së shprehjes”, shtoi ai.

“Të mbyllësh një sy ndaj akteve të tilla mizore është të jesh partner në krim,” tha ai.

Vërejtjet e Fidanit erdhën pasi autoritetet suedeze dhanë leje për një protestë për djegien e Kuranit jashtë një xhamie./ Pa Rrotlla

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here