Gjatë orëve të hershme të mëngjesit sërish është sulmuar një pikë e policisë në veri të Kosovës.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Po është sulmuar një pikë ku rrinë policia, është si kioskë. Dyshimet e para janë që është sulmuar me koktej-molotovi. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, nuk ka pasur policë në momentin e sulmit”, ka thënë Elshani.
Tutje ai ka thënë se deri më tash nuk ka të dyshuar.
Ditën e djeshme kryeministri, Albin Kurti qëndroi në veri ku i vizitoi policët që ishin ë detyrë.