Bajqinovci: Djali i Vuçiqit e dorëzoi fanellën në të cilën thoshte s’ka dorëzim

0
153

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes(LVV), Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Policia e Kosovës e ka detyruar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ta largojë bluzën në të cilën mbante mbishkrime provokues ndaj Kosovës.

“Danilo e dorëzoi fanelën në të cilën thoshte s’ka dorëzim. Djali i Vuçiqit, Danilo paska ardhur në Kosovë me maicë Nema Predaje (S’ka dorëzim)”, ka shkruar në Facebook Bajqinovci.

Por, sipas deputetit Bajqinovci, i biri i Vuçiqit u dorëzua e largoi bluzën.

“Policia ia ka ndalur veturën, ia ka kontrolluar veturën dhe i ka thënë ta heqë bluzën. Danilo e hoqi bluzën. Ka, ka dorëzim. (Ima, ima predaje)”, ka shkruar ai në Facebook.

Por presidenti Serb Aleksander Vuçiq e mohon këtë në një postim në instagram

“Vetëm tani mora vesh se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Herën e fundit që ndaluan Danillon, jo larg Podujevës, policia shqiptare i kërkoi me çdo kusht të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”. Danillo nuk ka pranuar dhe më pas i kanë drejtuar armët dhe e kanë pyetur – “Emri i babait?” Ai u përgjigj: “Aleksandar! Ky është babai im dhe presidenti yt!”. Bluza e tij nuk ishte hequr, fytyra e tij nuk ishte njollosur. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiqi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here