Policia sulmohet me koktej molotovi në veri, digjet edhe një pikë statike

0
172

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit sërish është sulmuar një pikë e policisë në veri të Kosovës. 

Sulmi ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, këtë e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Po është sulmuar një pikë ku rrinë policia, është si kioskë. Dyshimet e para janë që është sulmuar me koktej-molotovi. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, nuk ka pasur policë në momentin e sulmit”, ka thënë Elshani.

Tutje ai ka thënë se deri më tash nuk ka të dyshuar.

Ditën e djeshme kryeministri, Albin Kurti qëndroi në veri ku i vizitoi policët që ishin ë detyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here