Shefi i NATO’s: Do të dërgohen mbi 700 trupa shtesë në Kosovë

0
99

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka thënë se do të dërgojnë mbi 700 trupa shtesë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Stoltenberg ka thënë KFOR duhet t’i ndërmarrin disa aksione të domosdoshme që të krijohet një ambient i sigurt gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndërsa ka shtuar se është marrë vendim që më shumë se 700 trupa prej operacionit rezervë të Ballkanit Perëndimor të vendosen në Kosovë.

KFOR dhe NATO duhet t’i ndërmarrin disa aksione të domosdoshme që të mundësojnë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të paanshme në linjë me mandatin e Kombeve të Bashkuara. Ne kemi vendosur për t’i vendosur më shumë se 700 trupa prej operacionit rezervë të Ballkanit Perëndimor dhe për të vënë shtesë një batalion rezervë shtesë në gaditshmëri të lartë ë mënyrë që ato të mund të vendosen nëse është e nevojshme. Këto janë hapa të matur për të mundësuar kapacitetet e KFOR’it që ta përmbush mandatin”, ka thënë sekretari i NATO’s, të martën”, tha Stoltenberg .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here