Valon Behrami këshilla Milanos

0
152

Valon Behrami e ka dhënë mendimin e tij rreth situatës aktuale të Milanit.

Ish-futbollisti kosovar tregon se çka iu nevojitet “Rossoneri”, duke e imagjinuar nëse do ta kishin një buxhet prej 50 milionë eurosh, shkruan “Gazeta Express”.

“Në rolin e sulmuesit e kam zgjedhur Mauro Icardin (vlen 20 milionë euro)). Edhe në nivelin mediatik, krahas atij teknik, do ta zgjonte një reagim të madh dhe rivalitet, duke e pasur parasysh se çka ndodhi në derbi. Si mesfushor qendror do ta merrja Reijnders nga AZ (vlen 10 milionë euro) një mesfushor të tipit të Tielemans, që në Itali po bën mjaft mirë. Më pas, Dybalan: me 20 milionë euro mund ta marrin nga Roma. Dhe në fund Zaha, të cilit do t’i skadojë kontrata me Crystal Palacen”, deklaroi ish-përfaqësuesi zviceran.

Milani po e mbyll një sezon pa trofe, duke shpresuar që do të përfundojë në Top 4 për të luajtur në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here