PDK del në Europë, formon degë në Itali

0
89

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se ka finalizuar punën disamujore për themelimin e nëndegëve të PDK-së në Itali, të udhëhequr nga Komisioni për Organizimin e Partisë Demokratike në Mërgatë, me mbajtjen sot në Firencë, të Kuvendit Zgjedhor të Degës së PDK-së në këtë shtet.

Në një proces tejet demokratik, me votat unanime të delegatëve, kryetar u zgjodh Patriot Krasniqi. Patrioti është një afarist i suksesshëm në Firencë, që vjen nga një familje atdhetare nga Prizreni dhe me kontribut të madh për vendin”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një postim në Facebook.

“Ashtu sikur në Zvicër, Suedi, Kanada dhe shumë shtete të tjera, edhe sot në Itali, bashkë me mërgimtarët tanë të shumtë, rifilluam një rrugëtim të përbashkët politik e kombëtar, që në themel të tij ka kontributin për Kosovën dhe për qytetarët tanë. Kosova asnjëherë nuk do të mundet të realizojë gjithë potencialin e vet pa pjesëmarrjen direkte të mërgimtarëve tanë në vendimmarrje dhe në jetën publike”.

Një gjë është e sigurt, sipas Krasniqit: “Rikthimi i PDK-së në mërgatë nuk është rikthim i përkohshëm e as sezonal. Është rikthim reformues, sepse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Mesazhi dhe zotimi janë të qarta: vetëm bashkë do të jetësojmë vizionin tonë për transformimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm të Kosovës”.

“Faleminderit për pritjen, besimin dhe mbështetjen e çmueshme. Patriot, të priftë e mbara ty dhe gjithë ekipit fantastik që keni krijuar në Itali!”, ka përfunduar Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here