Hisen Berisha; Letër Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës

0
94

 

Zotri Kryeministër, në pamundësi t’iu takoj drejtëpërdrejtë, si ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si ish ushtarak i UÇK në luftë për çlirim dhe si ish ushtarak i Forcës së Kosovës në paqe, për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake për sistenin e mbrojtjes dhe sigurisë, ju drejtohem me thirrjen e sinqertë:
“Ruajeni popullin shqiptarë nga vrasja me nacionalizëm e drogë, nga Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij e krimit”!

Pas zgjedhjeve të Tetorit 2019, kur doli parti e parë por jo me përqindje të pavarur, kisha paralajmëruar atë që vënin në pah mediat, se burimi i financimit është i dyshimtë dhe e ndërlidhte me eksponent të terrorizmit ndërkombëtar (siç flasin dëshmitë në fotografi me Osman Atalajn, deri sa mbante konferenca ndërkombëtare kundër “terrorizmit amerikan”, pas eliminimit të Binladenit), magnatëve mafioz rus, që kishin pushtuar Adriatikun, me jahtët e tyre të kontrabandës së liderit të tyre Putin, përflitet po ashtu, se në qeverinë e parë Kurti1, u lirua nga banka me ndërhyrje të qeverisë, garancioni bankar i kompanisë punëkryese të “rrugës së kombit” me përfitim të një përqindjeje për financimin e LVV, kur ministër i financave ishte Besnik Bislimi, pastaj financuesve të pavarur ku hyjnë kategori të pa filtruara në aspektin e sigurisë.

Fakti se laboratori i drogës e karakterizon pikërisht ketë qeveri dhe anëtarët e kabinetit qeveritar Kurti, përkatësisht Ministren e Drejtësisë Haxhiu, si dhe qënia e tyre në listën e donatorëve të partisë LVV, tregon për financinin nga krimi i këtij ekipi. Kjo edhe e sqaron rritjen e tyre patologjike elektorale.

Prandaj si shtet e qeveri me ingirenca në sigurinë ndërkombëtare, duke qenë edhe shtet anëtar i NATO dhe infrstrukturës së sigurisë ndërkombëtare, ju takon të veproni në mbrojtjen e popullit shqiptarë nga vrasësit me drogë e plotika që cënojnë qënien tonë kombëtare! Për ketë ju obligon dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 8 i saj.

Me ketë plotësojmë edhe pritjen e partnerëve tanë strategjik dhe NATO për luftimin e kërcënimeve dhe rreziqeve me karkter transnacional siç është janë aferat aktuale të qeverisë sonë.

Nga po i njëjti mekanizëm qeveritarë u vodhen energjia, rezervat e shtetit, dhe po vidhen miliona secilën ditë, por askush nuk do të mund të besonte se një qeveri e zgjedhur nga populli prodhon drogë për të vrarë popullin.

Mendimi i ekspertëve për droga të tilla laboratorike, flasin për pasojat mjaftë të rënda që lënë drogat sintetike dhe se janë droga që shkaktojnë vdekje masive, probleme e halucinacione në shëndetin mendor.
Sot, fenomeni i shpërndarjes dhe përdorimit të drogave godet rininë në Kosëve përkatësisht shkollarët e mesem e universitar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here