Kërkohet testi i drogës-narko-test për Presidencën, Qeverinë dhe Kuvendin

0
80

Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, është në mesin e pesë personave të arrestuar nga Policia e Shqipërisë për përfshirje në kotrabandë të drogë. Ai u kap me mbi 11 mijë doza ekstazi me vlerë rreth 400 mijë euro. Ky rast ka nxitur reagime të mëdha aq sa po kërkohet një “narko-test” edhe për udhëheqësit e vendit.

Rasti i asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, i cili tashmë është shkarkuar nga të gjitha pozitat brenda Vetëvendosjes, ka nxitur edhe propozime të reja, duke filluar nga propozimi që edhe vendimmarrësit e shtetit të kontrollohen për drogë.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka propozuar që edhe vendimmarrësve të shtetit t’ju bëhet testi për drogë.

Ramadani thotë së nësë ky test do të bëhej atëherë rezultatet do të ishin të çuditshme.

Narko-Test për vendimmarrësit. Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate. Kjo nuk është shaka.Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës.” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka sififuar që testin për përdorim të dorgës të bëhet nga Prisidenca, Qeveria e Kuvendit dhe me anë të këtij testi zbulohet nëse politikanë janë përdorues të dorgë

Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht: Presidenca, Qeveria, Kuvendi. Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin. Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA).” – ka thënë ai.

Ndërkohë edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është i mendimit që të bëhet një test për drogë.

Ai ka kërkuar që ky test t’i bëhet, kryeministri, Albin Kurti, ministres Albulena Haxhiu dhe ministrit Xhelal Sveçla.

Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim!Pazare me miell, vaj e së fundmi edhe me drogë. Propozoj që Albinit, Albulenës e Xhelalit t’i bëhet testi i drogës, e të mos çuditemi nga veprimet e tyre të shfrenuara, duke pas parasysh që mund të jenë nën efektin e ekstazisë.” – ka kërkuar Lushtaku.

Besnik Mujeci u arrestuar të martën nga Policia e Shqipërisë nën dyshimin për posedim të drogës.

Grupi ku bënte pjesë Mujeci u kap me mbi 11 mijë doza ekstazi me vlerë rreth 400 mijë euro.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.” – njoftoi Policia e Shtetit.

Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.” – bëri të ditur Policia e Shqipërisë.

Kapja e Mujecit me drogët u bë temë kryesore, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale

Menjëherë pas arrestimit të tij, Vetëvendosjes mori vendim për shkarkimin e tij nga të gjitha pozitat brenda partisë.

Në anën tjetër, partitë opozitare në Kosovë kanë kërkuar hetim më të gjerë për këtë rast.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here