Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për sektorin e shëndetësisë.
Ajo ka bërë me dije se kjo qeveria edhe hemodializën e kanë lënë pa material.
Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se kjo qeveria kategorinë pothuajse më të ndjeshme të shoqërisë e kanë lënë nën mëshirën e fatit.
“Edhe hemodializën e kanë lënë pa material – kategorinë pothuajse më të ndjeshme të shoqërisë e kanë lënë nën mëshirën e fatit. Kurti që ka marrë vendim për tender sekret të rezervave shtetërore, e që i ka zhvillu negociatat në restoranin ‘Bukë e Zemër’ të Ridvan Muharremit, i njëjti që ka leju vartësit e tij me i lidhë mbi 2400 kontrata njëburimore në vlerë prej 270 milionë Euro, po ky që ka leju që energjia e importuar gjatë viteve të fundit, në shumicën e rasteve, blihet jo në bursë, jo përmes ankandeve, por direkt nga NOA, që disa javë po raportohet që e ka lënë SHSKUK dhe qendrat e tjera pa material të domosdoshëm për procesin e hemodializës”, ka shkruar ajo, duke shtuar se largimi i kësaj qeveria ëshët urgjencë.
“Sigurt arsyetimet janë te procedurat e prokurimit. Qe pse unë dhe gjithë ata që e duan këtë shtet e këtë Republikë e kemi problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen sepse për ta nuk është me rëndesi shteti nuk është me rëndesi qytetari, ata qytetarët i shohin vota e shtetin e përdorin për t’i mbushur xhepat e tyre. Largimi i tyre nga keqqeversija është urgjencë qytetare – sa me parë aq më mirë”, ka shkruar ajo.



