spot_imgspot_img
spot_img

Papa Françesku, simbol i përulësisë dhe ndërgjegjes njerëzore

 

Nga; Gjeneral Hisen Berisha

(Me ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, bota humbi një figurë të rrallë të paqes, mëshirës dhe frymës së vërtetë të dashurisë ungjillore)

I lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ai ishte i pari Papë nga Amerika Latine dhe i pari jezuit në fronin e Shën Pjetrit. Që nga dita e parë, ai e ndryshoi paradigmën e papatit – duke zgjedhur thjeshtësinë në vend të formalizmit, përulësinë në vend të autoritetit absolut, dhe mbi të gjitha, afërsinë me njerëzit në vend të largësisë hierarkike.

Largimi i tij nga kjo botë shënon fundin e një rrugëtimi jetësor që la gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen morale të njerëzimit.

Papa Françesku ishte Papa i të varfërve, i të përjashtuarve, i të harruarve. Ai foli me zemër për padrejtësitë sociale, për krizën mjedisore, për nevojën e dialogut ndërfetar, për të drejtat e popujve dhe për paqen globale. Përveç se një lider shpirtëror i Kishës Katolike, ai ishte një udhëheqës moral për gjithë botën.

Në një kohë kur bota vuan nga polarizimi, urrejtja, luftërat dhe mungesa e empatisë, zëri i Papës Françesku ishte një dritë orientuese që ftonte për reflektim, bashkëjetesë dhe humanizëm. Ai na mësoi se forca e vërtetë qëndron në mëshirë dhe se feja nuk duhet të përjashtojë, por të përqafojë çdo njeri në dinjitetin e tij.

Edhe për shqiptarët, në veçanti për popullin e Kosovës, Papa Françesku ishte një figurë e respektuar thellësisht. Qëndrimet e tij për drejtësinë, për të drejtat e popujve dhe për dialogun pa imponim, u panë si sinjale të qarta të një Vatikani më të hapur dhe më të ndjeshëm ndaj dramave njerëzore të historisë sonë. Mbështetja nga selia e shenjtë, është adresa e bekimit të aleancës së përhershme të popullit shqiptarë me perëndimin – SHBA në veçanti.

Sot, ndërsa bota përkulet në lutje dhe nderim, kujtojmë jo vetëm Papën, por njeriun që jetoi me thjeshtësi dhe vdiq me dinjitet. Trashëgimia e tij nuk do të shuhet – ajo do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë në udhën e drejtësisë, dashurisë dhe paqes.

Pusho në paqe, Papa Françesku. Shpirti yt le të mbetet udhërrëfyes për një botë më të mirë.

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha (Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...