spot_imgspot_img
spot_img

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka

Ti ke qenë një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Ke qenë njeri i mirë, një damar i pastër i shqiptarësisë.

Për mua, ishe dhe mbetesh frymëzim. Nuk e harroj dot asnjëherë atë shikimin tënd, këshillat tua, dhe mbi të gjitha, fjalët që më the dikur në korridorin e Gjimnazit “Skënderbeu”:

“Druhem se një ditë ke me ra në burg.”

Më 2 prill të vitit 1981, në ditën e demonstratave, ishe në ballë, së bashku me mbi 90% të profesorëve të shkollës.

Por kush do ta kishte besuar se në masakrën e Poklekut do të vriteshit edhe ju  ti dhe e gjithë familja jote, përjashtuar vetëm Teutën. Në mesin e të vrarëve, 23 fëmijë…

Jam krenar që të kam pasur drejtor. Por më shumë se kaq, krenar që të kam pasur njeri, mik, udhërrëfyes, dhe gur themeli të idealit tonë.

Sot, mbi qiellin e Kosovës dhe të Shqipërisë së lirë, na shikojnë sytë e tu. E di, ndonjëherë ndoshta edhe na mërzitesh atje lart, mes yjeve – por ama, të lirë jemi, Drejtori im!

Po udhëtojmë lirshëm në Shqipëri. Atje punojmë, pushojmë, martohemi dhe e ndërtojmë brenda familjeve tona Shqipërinë e Madhe, ashtu siç e ëndërrove ti.

Nuk e shikojmë më fshehurazi RTSH-në. Tani kemi me dhjetëra kanale shqiptare, me qindra programe. Nuk i lexojmë më librat e Shqipërisë fshehurazi – tani mbajmë panaire librash këtej dhe andej kufirit, e askush nuk na burgos më për këto gjëra.

Por ama, Drejtor… disi duket se kemi vetëburgosur trurin tonë. Po nejse…

Në këtë përvjetor, të dërgoj një përqafim të mbushur me dashuri, respekt dhe nderim për mendjen, punën dhe veprën tënde  të cilat nuk do të vdesin kurrë.

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha (Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...