spot_imgspot_img
spot_img

Rama podcast me futbollistë të Kombëtares: Ta shënoni emrin me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar

Kryeministri Edi Rama në episodin 11 të sezonit 2 të podkastit “Flasim’’, kishte të ftuar futbollistët e kombëtares Myrto Uzuni, Elseid Hysaj, Mario Nitaj, Berat Gjimshiti, Frederik Veseli, Elhan Kastrati.

“Normalisht duhet të kisha këtu 11, po një pjesë fluturuan, një pjesë janë përpara fluturimit dhe i falënderoj shumë që erdhën për një bisedë lidhur me një arritje historike, kombëtarja kuq e zi në Evropianin e 2024. Jam  këtu me 2 nga 4 kapitenët dhe me 4 të tjerë pak më veteranë, pak më të rinj të këtij ekipi kombëtar që, jo vetëm ka arritur një rezultat fantastik, duke e çuar Shqipërinë për të dytën herë në Europian – e sa për dijeni, unë 10 vjet këtu, 2 herë në Evropian ju, – por përveç kësaj, ka ofruar një lojë që për hir të së vërtetës, e pranojnë të gjithë, është diçka e re për kombëtaren shqiptare”, theksoi kryeministri Rama.

Me lejen e dy kapitenëve, tha Rama, fjalën i pari e merr Myrto Uzuni që është një kapiten pa fashë dhe pa titull, por që realisht prej disa vitesh tanimë, e ka fituar statusin e monumentit të ekipit kombëtar.

I pyetur nga Rama si nuk bëri një gol e Faroen, Uzuni tha se “i kam lënë golat për në evropian. Ishte pak  vështirë dje pasi një ekip si Ishujt Faroe mbroheshin me forca të shumta në fazën defensive dhe ishte e vështirë që të çaheshin pasi me ekipet më të mira në letër luajmë më futboll të hapur,  kurse ekipet qe janë më të dobëta në letër luajnë një lojë të mbyllur, dhe është shumë e vështirë te depërtosh në atë zonë, normal”.

“Ok, tani nuk ka rëndësi. Ndeshja ka kaluar. Vendi i parë në tabelë është vulosur. Shqipëria e para në një grup eliminator është diçka që  ju e kishit imagjinuar apo?”, pyet Rama.

Futbollisti Elseid Hysaj tha se “kemi thyer rekorde këtë herë. S’e kemi pritur as ne që do arrinim në një grup si ky, ne vend të parë me kualifikimin po siç dihet, jemi të gjithë  këtu mungojnë dhe disa vetë, por kemi treguar që kemi më shumë forcë, për të bërë dhe më shumë, kështu që duhet të jemi të kënaqur e të vetëdijshëm se mund të arrijmë edhe më shumë se sa kaq”.

Më pas biseda fokusohet te karriera e Berat Gjimshitit, i cili tregon se “që prej 2014 luaj me Kombëtaren.Kam luajtur tek Zyrihu që shkova në Atalanta në Itali, kështu që ishte e vështirë për të mësuar dhe gjuhën, edhe taktikën e futbollit italian dhe nuk kisha ndeshje, nuk luajta fare, luajta vetëm në 3 ndeshje në 6 muaj, pastaj erdha tek kombëtarja dhe për grumbullimin para Europianit dhe vendosi trajneri De Biasi atëherë, që nuk isha në formë dhe nuk më merrte, kështu që e pranova. Puna vazhdon, ecën përpara dhe s’ka asgjë tjetër”.

“Po atje me Atalantën pastaj e vulose personalitetin?, pyet Rama.

“Po, sigurisht. Në fillim kisha vështirësi se isha në huazim 1 vit, dy vjet, pastaj u riktheva dhe sigurisht ekipi ecte shumë mirë me Champions League, Europa Leauge apo me gjera të tjera ne finalet e Kupës së Italisë, ecte shumë mirë dhe sigurisht, nëse ecën ekipi mirë dhe ti do të bësh mirë dhe është dhe më e thjeshtë”, tha Gjimshiti.

Kryeministri Rama u shpreh se “ju keni pasur një lloj shansi te veçantë me dy trajnerë siç thonë, se unë nuk i di nga afër, por janë shumë skrupulozë me rritjen e lojtarëve”.

“Të dy janë “të sëmurë” besoj për taktikë. Shumë të lodhshëm besoj, por bëra dhe unë 8 vjet që jam veç me 1 trajner që kam dhe ndonjëherë më thonë dhe këta lojtarët e Lazios “po si e duron 8 vjet‘’? I them unë, po duhet te durojmë  se u  bënë 2-3 vite, po u bënë 3 vite aty dhe se di sa vite do bëjmë, po normal që i besoj që janë një ndër 2-3 trajnerët në Itali që kanë ndryshuar shumë skuadra dhe mentalitetin e lojës. Problemi është që ty të kemi tifoz me skuadër tjetër’, tha Hysaj.

Kryeministri Rama tha se “e, mua më keni pak të vështirë në këtë periudhë, megjithatë për hir të së vërtetës ju ndjek dhe gëzohem shumë. Duke qenë se ndjek një çikë këto ndeshjet e kampionatit italian dhe gëzohem shumë që luani, që vlerësoheni. Dhe ato notat përgjithësisht i merrni të mira dhe aty te “La gazeta dello sport’’, kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë, por në ndërkohë ka gjithmonë një numër gjithmonë e më të madh shqiptarësh të vegjël që po stërviten  për ekipet e moshave në Evropë, por në Itali sidomos ishe një numër impresionues, rreth 15 mijë djem shqiptarë ose përgjithësisht të lindur tanimë nga prindër që kanë shkuar më përpara aty ose dhe që kanë ardhur më vonë që janë të regjistruar në lëvizjen futbollistike italiane nëpër skuadra”.

Futbollisti Hysaj u shpreh se “besoj që është edhe kjo, që janë duke luajtur shumë shqiptarë në seria A dhe në kampionate të tjera dhe njerëzit ose trajnerët, presidentët po besojnë tek ne  se dikur me të vërtetë ka qenë shumë e vështirë të futej një shqiptar në Itali se ishte si puna e ekstra komunitetit, pa letra. “Po marrim një brazilian para shqiptari’, se gjithmonë na kanë mbajtur si shtet i vogël. Lojtarë nuk është se kemi nxjerrë shumë, kështu që gjithmonë kemi pasur të njëjtat probleme. Por tani vërtete po dëgjohemi dhe unë po dëgjoj gjithmonë shqiptarë të rinj që dalin. “Po ky nga doli”! Por gjithsesi po rriten me të vërtetë shumë edhe ajo është e bukura. Për këtë na ndihmojnë dhe të rinjtë në Europian, lojtarët e rinj që kanë ardhur”.

Më tej Rama tha se “ka penguar kjo e ekstra komunitarëve sepse ngushton hapësirën për qytetarët që janë jashtë BE dhe në fakt kemi bërë një bisedë edhe me qeverinë italianë që ta ndryshojë këtë – federata, kuptohet, – por me ndihmën e qeverisë sepse janë dy a tre vende në Europë që i kanë futur shqiptarët në atë grupin e komunitarëve, kështu që mund të luajnë sa shqiptarë të duan ose që kur blejnë lojtarë shqiptarë nuk iu ngushtohet hapësira e blerjeve për ekstra komunitarët kështu që shpresoj. Franca e ka këtë, Greqia e ka, nuk e di nëse mes Spanjës dhe Gjermanisë, nuk jam i sigurte, por rëndësi ka që kjo është e mundshme dhe shpresoj që ta hapim këtë dhe të kemi më shumë lojtarë shqiptarë që do jenë pastaj në ekipe. Për shembull te Lecja është Ramadani dhe ai djali tjetër dhe për shkak se janë ekstra komunitare nuk luajnë dot të gjithë përnjëherë”.

Hysaj theksoi se “me të vërtetë që është problem se nuk lejohet të luajnë më shumë se tre lojtarë. Nuk lejohen ekstra komunitare në fushë”.

Duke biseduar me Veselin, Rama e pyet se çfarë ndryshimesh sheh midis më përpara dhe tani me trajnerët e rinj me grupin e ri?

Po në fakt unë isha në Europian, por nuk bëra kualifikime. I ka bërë të gjitha Berati dhe ia mora vendin unë. Më seleksionoi mua trajneri. Dhe doja të thoja para Beratit kur çdo herë që vjen kjo bisedë duket sikur ka një elefant në dhomë për mua, por fakti është që futbolli ka tendenca dhe ndryshon shumë, them dhe për ata që shqiptarë që kanë kuotë në Europë. Ndryshime ka pasur shumë se kemi pasur disa momente shumë të vështira. Mbaj mend kur kemi humbur dhe me Luksemburgun për shembull që nuk pranohej nga askush. Tani është moment shumë i bukur dhe mendoj që duhet ta shfrytëzojmë këtë moment, të ecim përpara, mos ta bëjmë një hap para dhe të kthehemi dy hapa mbrapa. Se kualifikimin e kemi marrë dhe normal duhet të shkojmë dhe në Gjermani ta tregojmë veten, t’i tregojmë dhe gjithë botës se me të vërtetë jemi të fortë si skuadër, si popull dhe si tifozeri shqiptare, unë e mbaj mend në Francë është i jashtëzakonshëm. Të gjithë shokët e mi ma kanë lavdëruar tifon e shqiptarëve në Francë dhe besoj edhe në Gjermani kanë për t’u bërë shumë. Dhe puna jonë është të bëhemi si pasqyrë, tifon e shqiptarëve në fushë t’ia kthejmë me performanca të mira dhe mbas Europianit të ecim përpara dhe të mos kthehemi mbrapa”, tha Veseli.

Rama theksoi se “jam i bindur që do jetë më shumë se në Francë. Në Gjermani janë më shumë. Më shumë se janë edhe të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Janë shumë dhe mezi po presin të bëjnë rezervimet e biletave sapo të dalin grupet. Do jetë shumë kuqezi prania në stadiume. Jam i bindur për këtë. Na iku portieri parë, na iku portieri dytë, morëm portierin e tretë. Si është të stërvitesh me këta të gjithë?”

Elhan Kastrati u shpreh se ” prej dy vitesh jam pjesë e kombëtares dhe të kesh Berishën dhe Strakoshën dy portierë me eksperiencë ndihmon të rritesh. Për mua është një vitrinë shumë e rëndësishme se eksperienca që ka Berisha dhe Strakosha, kërkoj të marr nga ata dhe të rritem më shumë në futbollin që bëj këtu në Kombëtare’.

Rama tha se “tani dua t’iu pyes diçka për këtë sepse kam përshtypjen që atmosfera brenda për brenda Kombëtares është shumë e mirë, si atmosferë flas e grupit, por përtej atmosferës, se ju keni pasur disa trajnerë në Kombëtare, çfarë ka ndryshuar në metodë të stërvitjes, të komunikimit, të mënyrës sesi kërkohet loja sepse realisht, është diçka shumë e këndshme ta shohësh Kombëtaren”.

Hysaj tha se “ka ndryshuar shumë sepse kam thënë gjithmonë, nëse një skuadër fiton, merr vetëbesim, merr siguri dhe kjo besoj ka qenë një ndër pikat më të forta që kemi pas në këtë Kombëtare. Edhe ardhja e trajnerit të ri është me shumë pozitivitet, të jep siguri në vetvete, të bën të besosh që ti je lojtar i fortë dhe mund të bësh më shumë sesa herët e tjera”.

Uzuni u shpreh se “është e vërtetë; ka më shumë konkurrencë tani dhe nëqoftëse nuk është një në ditën e tij, mund ta zëvendësojë tjetri pa problem plus dhe sesi i analizon trajneri ndeshjet, pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit, por siç e tha dhe Hysaj, që kur fiton ndryshon atmosfera, je më i lumtur”.

Ndërsa Veseli tha se “besoj është dhe një aspekt që nuk nënvlerësohet, domethënë, kemi qenë në stërvitore të re, çdo ditë kur shkojnë në stërvitje jemi të lumtur, është fusha e mirë dhe këto kushtet si lojtarë të bëjnë të japësh më shumë edhe si grup tani jemi në Tiranë, vijnë dhe familjarët të na shikojnë, rrinë të gjithë bashkë tek bari, janë dhe disa tifozë që na kërkojnë foto, na kërkojnë disa firma dhe kjo besoj është një aspekt që na shtyn edhe më shumë të jemi bashkë, i takojmë dhe familjarët e njëri-tjetrit dhe çdo ditë nxitojmë të shkojmë edhe tek fusha të bëjmë stërvitje, dikush rri edhe më shumë të bëjë terapi, dikush vjen më herët me furgon dhe këto gjëra të vogla e bëjnë diferencën sepse detajet besoj që gjithmonë janë shumë të rëndësishme për të bërë diferencën. Nga momenti që erdhëm këtu ndryshoi diçka dhe kjo besoj nuk nënvlerësohet”.

Gjimshiti u shpreh se “djemtë gjërat më të rëndësishme i thanë kështu që besoj se bashkëngjitëm me këto, por sigurisht që, siç thanë, fitoret dhe gjithë këto gjërat e japin vetëbesimin më të madh, besoj fitoret janë gjëja më e rëndësishme, lumturia dhe besoj si grup, grupi bën diferencën. Të them këtë edicion sepse besoj tashmë 9 vite që jam këtu nuk kam parë një grup që rri kaq shumë bashkë, që ndjehen mirë me njëri-tjetrin. Më parë ka pasur grupe, kemi qenë grup, por nuk ka qenë kaq e afërt dhe besoj, e tha dhe Veseli, një aspekt shumë të mirë, kur vijnë familjarët e tjerë, për shembull vijnë prindërit e mi, çunat vijnë kapërcejnë dhe takojnë familjarët e mi dhe e thonë “Sa të sjellshëm qenkan këta djem”.  Prandaj, besoj që është ajo gjë shumë e mirë dhe shumë e bukur që na çon përpara”.

Kryeministri Rama duke falënderuar futbollistët tha se “jeni shumë të mirë, jeni shembull, jeni frymëzim dhe faleminderit për gjithçka që arritët deri këtu. Tani e dini që oreksi vjen duke ngrënë. Ju e dini që është një fjalë që thotë në sport nuk ka mirënjohje. Nuk ka si të ketë sepse nëse sporti do bazohej tek mirënjohja, atëherë do t’i mungonte ajo egërsia e mungesës së dëshirës për këdo që mund të jetë ylli i momentit sot, nesër nëse nuk do jetë dot ylli i momentit nuk ekziston, kështu që sfida përpara është e madhe, por unë kam besim vetëm për një gjë. Duke qenë se nuk keni nga ikni, aty ku është e shtrënguar situata ju jepni maksimumin dhe dilni më mirë. Aty ku pastaj thoni “hë se këto nuk i kemi problem”, aty bëhen skandale. Kështu që në këtë sens unë kam shumë besim që tensioni, plus grumbullimi më i gjatë dhe përpunimi, se këto ndeshje i keni 2-3 ditë maksimumi kurse atje do keni mundësi grumbullimi e motivimi që të na bëni një tjetër dhuratë fantastike e ta shënoni emrin me germa të arta në historinë e futbollit shqiptar”. ATSH/

/k.s/

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...

Përurohet në Gjakovë, busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë,...

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...