spot_imgspot_img
spot_img

Kuçi: Konjufca ka arritur ta depolitizojë Kuvendin, në kohën e vlimeve politike, ai është jashtë skenës

Natyra Kuçi nga PSD ka thënë se Glauk Konjufca ka arritur që ta depolitizojë Kuvendin dhe në këtë kohë kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë skenës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se i vetmi që po e kryen rolin e tij është Konjufca dhe ndërkohë që amortizon kundërshtarin duke e luajtur neutralin për disa tema, ai e ka detyrë të fundit zbutjen ose edhe tretjen e polarizimeve.

Ajo ka thënë se tkurrja e rolit të Kuvendit është në rrezik, derisa ka pyetur se a është ky zhvillim paralajmërim për koncentrimin e pushtetit te 1-shi.

Postimi i saj i plotë:

Glauk Konjufca ka arritur që ta depolitizojë Kuvendin. Në kohën kur ka vlime politike, Kuvendi është jashtë diskutimeve për to. Jashtë skenës. Aty nuk raportohet për dialogun, sepse konsiderohet që raportimet e mjaftueshme kanë ndodhur me liderët e partive. Kështu iu tha kryeministri. Por nuk është që edhe deputetët kërkojnë raportim, sipas rendit e procedurave.

I vetmi që po e kryen rolin e tij është Konjufca. Në ndërkohë që amortizon kundërshtarin duke e luajtur neutralin për disa tema, ai e ka detyrë të fundit zbutjen ose edhe tretjen e polarizimeve.

Tkurrja e rolit të Kuvendit është rrezik. Por a është ky zhvillim edhe paralajmërim për ndërrimin e formës së qeverisjes? Pra koncentrimi i pushtetit tek 1-shi?

Op/Ed

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Sela: Dëgjoni zërin e popullit!

Fronti Europian në Shkup vulos fitoren e madhe të 24 prillit dhe 8 majit. Fronti Europian sonte në sheshin Maqedonia në Shkup mbajtu tubimin...

Ahmeti i kundërpërgjigjet Mickovskit: Mos nis bela, mati fjalët. Je i ri, akoma të qet buza tamël

“Hristjan, populli im thotë gur mbi gur bëhet kalaja, fjalë pas fjale nis belaja. Mos nis bela, mati fjalët. Je i ri, akoma të...

Ambasadori gjerman: Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe ishte për keqardhje dhe shkatërrues

“Për keqardhje dhe shkatërrues”. Kështu e ka quajtur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kërkesën e Listës Serbe për bojkotim të votimeve në...