2026/04/14
Banner Top
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negociata

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, po bën thirrje që SHBA-të dhe Irani të rifillojnë negociatat me shpresën për t’i dhënë fund luftës, duke pretenduar se është “e qartë” se “nuk ka zgjidhje ushtarake” për luftën, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Guterres thotë se armëpushimi “duhet të ruhet absolutisht” dhe “të gjitha shkeljet duhet të ndalen”, duke shtuar: “Unë bëj thirrje për rifillimin e bisedimeve për të arritur një marrëveshje”.

Sekretari i përgjithshëm gjithashtu u kujton të gjitha kombeve të “respektojnë lirinë e lundrimit, përfshirë në Ngushticën e Hormuzit, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Banner Content