2026/05/21
Banner Top
Ky është 31 vjeçari që vdiq pasi ra nga një objekt në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një person ka vdekur pasi që ra nga kati i një objekti që ishte në ndërtim e sipër.

Viktima mësohet të jetë Valmir Klinaku, 31-vjeç

Ndryshe, nga policia më herë deklaruan se, viktima pas lëndimeve të marra, u dërgua në gjendje të rëndë në emergjencën e Vushtrrisë.

Për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi tha se: “Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha ai.

Banner Content