spot_imgspot_img
spot_img

Organizatori i sulmit në Banjskë, Radoiçiqi në mesin e 100 biznesmenëve më të pasur të rajonit

Organizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq, del të jetë njëri prej njerëzve më të pasur në rajon, sipas listës të publikuar nga media serbe “Nedeljnik” me 100 biznesmenët më të pasur.

Pasuria e majme e tij kap vlerën prej 426,663,176 milionë euro bashkë me Zvonko Veselinoviq, të dy të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, vitin e kaluar raportohet se Radoiçiq e Veselinoviqi kanë humbur 108.5 milionë euro. Pasuria e tyre është matur nga të dhënat mbi vlerën e kompanisë “Inkop”. Ata ishin të dy pronarë të kësaj kompanie, por vitin e kaluar Radoiçiq pati njoftuar se ka tërhequr aksionet e tij nga ajo dhe katër kompani të tjera.

Në listë, ata janë veçuar si biznesmenë serbë të afërt me pushtetin.

“Inkop” e ka mbyllur vitin 2022 me fitim neto prej 17.3 milionë euro, e 2021-shin me 15,2 milionë.

Radoiçiq pati organizuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në luftimet e grupit serb me Policinë e Kosovë, mbeti i vrarë rreshteti Afrim Bunjaku. U vranë edhe tre sulmues serbë. Radoiçiq u arrestua dhe u dërgua në paraburgim në Serbi, por u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi ta paraburgoste. Ai tash është i lirë në Serbi.

Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili cilësohet si akt terrorist në Kosovë, autoritetet kosovare e lidhën Milan Radoiçiqin me aktivitete kriminale. E, për krimin në Kosovë ndërlidhet edhe Zvonko Veselinoviqi.

Lista me 100 biznesmenët më të pasur në rajon sipas “Nedeljnik”:

/GazetaSinjali/

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Ziadin Sela ; Një nder gabimet e mia të mëdha në jetë është Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela njeriu i cili i dha fitoren " Frontit Evropian" ishte i ftuar në Top News të emisioni...

Kosova një pikë e zezë në hartën e Evropës

Nga Hisen Berisha Pasojat e propagandës kundër shtetit, të këtyre qeveritarëve para dhe pas ardhjes në pushtet, tani po sjellin efekte domino. Kur udhëheqin njerëzit e...

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...