2026/04/17
Banner Top
Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit

Në kuadër të një hetimi mbi burimin e të ardhurave, Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit.

Sipas vendimit që u bë me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, janë sekuestruar llogaritë bankare të kompanive “Olt Flor” dhe “Olti Group”, si dhe të shoqërive “Albavia” dhe “Standard” si dhe një tjetër kompania “Alaska”, Kukës Chrome Minerals si dhe Troci 2005.

Administratorët e kompanisë “Albavia” janë Hasan Hafizi, bashkëshorti i ish-deputetes së PS, Mimoza Hafizit, dhe Shkëlqim Rakipaj.

Masat e sekuestros janë ndërmarrë pasi autoritetet dyshojnë se fondet e këtyre kompanive nuk justifikohen me aktivitetin e tyre ekonomik.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e saktë të parave dhe për të verifikuar nëse ka elementë të shkeljeve ligjore.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se kjo është një ndërhyrje në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe informalitetit në sektorin e ndërtimit.

Banner Content