2026/06/07
Banner Top
Thellohet abstenimi – rreth 10% më pak votues se në zgjedhjet e kaluara deri në orën 17:00

Janë 28,71% e qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 17:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 97,72% e vendvotimeve të procesuara.

Rreth 10% më shumë votues kishin dalë deri në orën 15:00 në zgjedhjet paraprake parlamentare, më 28 dhjetor. Atëherë dalja deri në orën 17:00 ishte 38,63%.

Kosova po mban sërish zgjedhje, të tretat brenda rreth një viti e gjysmë. Këtë herë, vendi shkoi në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së Presidentit.

Banner Content