Presidenti Donald Trump u largua me urgjencë nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave me armë zjarri.
Një “person i armatosur” është “arrestuar”, shkruajti Presidenti në Truth Social.
Pjesëmarrësit në darkë u fshehën poshtë tavolinave mes një situate konfuzioni të madh gjatë incidentit.
Sipas një zyrtari të sigurisë në event, janë dëgjuar shtatë deri në tetë të shtëna.
Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë personat e tjerë nën mbrojtje janë të sigurt, njoftoi Shërbimi Sekret.



