2026/04/20
Banner Top
Rreth 35 mijë euro, deputeti Hoti kërkon sqarime për shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit nga ana e kuvendit

Deputeti nga Lëvizje Vetëvendosje, Valon Hoti ka kërkuar sqarime nga Drejtoria për Buxhet e Kuvendit lidhur me shpenzimet e Kuvendit të Kosovës për udhëtimet jashtë vendit për vitin 2025, raporton Ekonomia Online.

Hoti, ka thënë se janë diku shpenzime rreth 35 mijë euro për udhëtime zyrtare, ani pse siç theksoi ai kuvendi s’ka pasur funksionim të mirëfilltë.

“Kam qenë një prej deputetëve atëherë që kemi kërkuar shtyrjen e diskutimit për këtë raport, meqenëse nuk ka ardhë në formatin e duhur(tamam) edhe njëra prej arsyeve ka qenë kategoria e shpenzimeve për udhëtime jashtë vendit.

Edhe në raportin tjetër është kur e shohim në vitin 2025, ani pse kuvendi nuk ka pasur funksionim të mirëfilltë, zyrtarët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar diku 35 mijë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Edhe meqenëse e kemi këtu edhe zëvendëskryeministrin (zëvendësin), edhe sekretarin, do të kërkoja sqarim për këto udhëtime.

E në fakt, meqenëse janë aq shumë këto udhëtime, unë do të kërkoj sqarim edhe me shkrim për një pjesë të udhëtimeve meqenëse, siç e thashë edhe më herët, Kuvendi s’ka pasur funksionim të mirëfilltë, e ndërkohë shumica e udhëtimeve janë në muajin tetë, nëntë, dhjetë, njëmbëdhjetë, apo edhe katër-pesë ditë pa u mbajtë zgjedhjet e kaluara.

Në këtë raport ka udhëtime në këto ditë të dhëna edhe për deputetët, madje edhe nga ata deputetë që e kanë kontestuar zgjedhjen e kryesisë së kuvendit, ditën e janarit në Gjykatën Kushtetuese, e ndërkohë kanë realizuar udhëtime jashtë vendit. Edhe për ato udhëtime do të kërkoj sqarim, po meqenëse i kemi pranë nesh këtu, mbase edhe mund të na jepni një sqarim. Por ka shuma të paguara deri në 1,742 euro për një zyrtar të Kuvendit për udhëtim jashtë vendit në muajin tetë para zgjedhjeve”, tha Hoti.

Ismet Azemi,  drejtor për Buxhet dhe Pagesa në kuvend ka thënë se shumica e udhëtimeve janë për takime ndërkombëtare.

“Gjatë vitit 2025 ka pasur një numër të caktuar të udhëtimeve të stafit të administratës së kuvendit, të cilat janë listuar edhe në raportin e cituar më parë. Ka pasur udhëtime nga stafi i administratës nën mbështetjen të legjislacionit të Parlamentit Evropian në janar të vitit 2025. Kanë qenë disa udhëtime në Parlamentin Evropian nga komisioni i kuvendit që kanë shkuar si shoqërues të legjislacionit të Kuvendit. Ka pasur marrëveshje mes Parlamentit të Austrisë dhe Parlamentit të Kosovës, ku zyrtarët e administratës aplikojnë për pjesëmarrje në trajnime në Parlamentin e Austrisë, ka qenë një rast i tillë. Pastaj në Parlamentin Evropian kanë qenë dy udhëtime nga administrata e kuvendit, edhe kanë qenë disa udhëtime me projektin për përmirësimin e qeverisjes parlamentare në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga organizata OPS. Me këtë fondacionin OPS-ja ka pasur një marrëveshje me Parlamentin e Kosovës, vitet e fundit kanë qenë disa udhëtime jashtë vendit edhe kanë mbajtur trajnime për staf të administratës në Maqedoninë e Veriut. Pastaj disa aktivitete të tjera kanë qenë, për shembull GIZ-it (GIZ), Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE, përmes rrjetit parlamentar, rrjetit të sekretariatit të komisionit parlamentar për integrim evropian, ka pasur vizitë pune me temën “Zbatimi i agjendës së reformave në kuadër të mekanizmit të reformave dhe rritjes të BE-së”, nga ana e tyre ndihmë edhe standardet të bashkëfamiljes (bashkë-përmbushjes) për përparimin konkret për zbatimin e asaj reforme (agjendës). Ka pasur udhëtime të tjera, edhe kjo në kuadër të GIZ-it për bashkëpunim rajonal dhe integrim në BE, rrjeti parlamentar i projektit rajonal i partneritetit gjinor për reformat në administratën publike. Ka pasur udhëtime të tjera nga Demokracia për Zhvillim (D4D), ku kanë qenë disa staf i komisioneve parlamentare në një punëtori për procesin e qeverisjes parlamentare. Por ka pasur edhe udhëtime të tjera, unë i ceka vetëm disa prej tyre. Ndërsa sa i përket udhëtimeve të deputetëve, sikur u përmend çështja e udhëtimeve të deputetëve, udhëtimet e deputetëve lejohen me vendim të Kryesisë, mundësia që u është dhënë drejtuesve të udhëheqësve për lejimin e udhëtimeve të stafit jashtë vendit është mjaft e mirë dhe çfarë mund të thuhet”, tha Azemi.

Banner Content