spot_imgspot_img
spot_img

Federata Evropiane e Xhudos shkruan për garën që po zhvillohet në Prishtinë

Federata Evropiane e Xhudos (EJU) po e përcjell me vëmendje Kampionatin Evropian të Hapur që po mbahet në Prishtinë.

Pas pjesë së parë të garave, EJU ka bërë një përmbledhje rreth garuesve kosovarë dhe të arriturave të tyre në këtë garë.

Turma ishte sigurisht e gatshme për një finale gjithë-kosovare në kategorinë -57 kg mes dy vendeve të para; Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, megjithatë të dy kampioneve olimpike u prishën ëndrrat e tyre për lavdinë në shtëpi nga Timna Nelson Levy (Izrael) dhe Eteri Liparteliani (Gjeorgji).

Liparteliani ekzekutoi ashi waza me kohë të përsosur për një rezultat waza ari përpara se ajo të përfundonte fitoren e saj me një tranzicion të shpejtë.

Në anën tjetër, Nelson Levy nuk e pati edhe aq lehtë pasi përballja u desh të shkojë në “golden score” me nga dy shido të dyja. E pas gjashtë minutash të lojës, shënoi waza ari, duke siguruar një kapje të thellë kryq dhe duke hedhur me Osoto-makikomi.

Krasniqi dhe Gjakova do të garojnë për medalje bronzi kundër Kaja Kajzer (Slloveni) dhe Priscilla Gneto (Francë), respektivisht.

Megjithatë, EJU shkruan se nuk është shuar e gjithë shpresa e artë për Kosovën, me Akil Gjakovën që mundi numrin një të renditur në botë, Hidayat Heydarov (Azerbajxhan), i cili para ndeshjes me Gjakovën, pati një seri mbresëlënëse prej 16 fitoresh garuese, duke rezultuar me një titull të kampionatit evropian si dhe titujt e Grand Slam-it në Baku dhe Tokio. Në sekondat e fundit të çerekfinales, Heydarov sulmoi me një goditje të thellë, e cila u kundërpërgjigj në mënyrë të shkëlqyer nga Gjakova.

Në finalen e -73 kg, sportisti kosovar do të përballet me Manuel Lombardo (Itali).

Ndonëse Lasha Shavdatuashvili (Gjeorgji) nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në ngjarjet e fundit, ai doli fitimtar sot, duke takuar në gjysmëfinale medalistin aktual të argjendtë të botës, Lombardon. Ishte një ndeshje e vështirë, por një waza ari kata guruma nga atleti italian mjaftoi për të marrë fitoren.

Në bllokun final do të jetë edhe pjesëtari i katërt i Kosovës, ndoshta surpriza e ditës, Dardan Cena që arriti të mposhtë Igor Wandtken (Gjermani) dhe më pas Mark Hristovin (Bullgari) me harai maki komi dhe o uchi gari në repesazh për të zënë vendin e tij në garën për medalje bronzi me Petri Pelivan (Moldavi).

Heydarov do të përballet me Shavdatuashvilin për medaljen e dytë të bronzit. /Klankosova.tv

Op/Ed

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Nga Hisen Berisha / Deputet i Partisë Demokratike të...

Sofra e burrave!

Nga Kimete Berisha  1. Bash qysh kanë qejf meshkujt, t'i...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Disktoeka në Koçan 1 vit ka punuar pa liçencë, viktima më e re 14 vjeç

Diskoteka “Puls” në Koçan, ku nga zjarri jetën humbën 59 persona, tash e një vit nuk ka pasur licencë që lëshohet nga Ministria e...

Tragjedia në Koçan, Mexhiti: Hetim të plotë dhe transparent

Për tragjedinë që ndodhi në Koçan, zëvendës kryeministri i parë, Izet Mexhiti premtoi hetim të plotë dhe transparent që siç tha, përgjegjësit të mbajnë...

Shtatë ditë zie do të shpallen në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite në ora 16:00 do të shpallë 7 ditë...