spot_imgspot_img
spot_img

Ukraina në 10 orë

Në një epokë kur komunikimi dhe realiteti janë vetëm pak sekonda larg, shprehja “luftë në mes të Evropës” na kujtonte librat e historisë apo luftën e para 2 dekadave në Bosnjë e Kosovë. Ndodhi që ishim gabuar.

Në pragun evropian goditi fort dhe befasisht lufta e vërtetë, ajo me armatime të rënda, bombardime dhe viktima të pafajshme, duke na rikujtuar se sa të brishtë jemi dhe se Evropa e paqtë nuk ekziston më.

Në 10 orë mund të tregohet shumë pak e, megjithatë, në 10 orë objektivi këmbëngulës i Ben Blushit ka rrugëtuar në shumë cepa të Ukrainës, tanimë të tjetërsuar. Shkrepje që rrëfejnë histori ndërtesash, aty ku dikur frymonte jetë, por që tani na shfaqen gërmadha. Imazhe rrugësh ku fëmijët shkelnin për të shkuar në shkollë e kopshte, e që realiteti i ri i ka kthyer në kampe armatimesh. Burra dhe gra me uniformë, që para pak muajsh jetonin si qytetarë të lirë të vendit të tyre, tani luftojnë për mbijetesë dhe janë kthyer në ushtarë për të mbrojtur vendin e tyre të sulmuar.

10 orë në Ukrainën e tjetërsuar, ku çdokujt i është dashur të ripërshtatet për të rezistuar. Ky projekt personal i Ben Blushit nisi si nevojë për të sjellë dëshmitë jetësore gjatë këtij udhëtimi domethënës dhe të pazakontë. Imazhet na flasin. Ato janë sot dëshmi përpara nesh, pikërisht për të na përballur me këtë realitet të ri, që ka ndikim jo vetëm në Evropë, po në të gjithë botën.

67 fotografi shtrihen sot në të gjithë hapësirën ekspozuese të Qendrës për Hapje dhe Dialog, në një rrëfim tjetërsues të zemrës së Ukrainës, të Kievit dhe të rrethinave të tij.
Jo pa qëllim, zgjidhja kuratoriale na përball fillimisht në hyrje me imazhe që godasin në shpirt.

Avionë luftarakë në pritje për të papriturën, që njëkohësisht u bëjnë hije dy zonjave, si në një çast të vjedhur qetësie në mes të çmendurisë. Statuja e Nënës Ukrainë në sfondin e pikëlluar nga tanke dhe ushtarë. E përballë saj një burrë shteti që refuzon të dorëzohet, edhe kur ndjesitë arratisen nga sytë.

Në këtë rrugëtim ndodhen ndërtesa të tjetërsuara dhe simbole, si busti i poetit ukrainas Taras Shevçenko, i gjymtuar me një plumb në ballë, që var kryet si të donte të mos shihte të gjithë këtë çmenduri njerëzore. Edhe biblioteka, dikur burim qetësie shpirtërore, është “thirrur” në luftë, duke u shndërruar në llogore.

Hap pas hapi dallojmë imazhe të qytetarëve që kanë vendosur të jetojnë ende në Kiev. Pas portreteve të ushtarëve në gatishmëri, na shfaqet një çift që përqafon jetën. Vështrime vajzash që e kanë gjetur buzëqeshjen edhe në një kohë absurde si kjo që po jetojnë.

Befas shpresa ngjallet, kur në rrugëtim zbulojmë të rinj që këmbëngulin të jetojnë, të kërcejnë, të dashurojnë, në rrugët e vendlindjes së tyre të lënduar, por kurrsesi të humbur. Rikthimi i jetës, i ndrojtur dhe rastësor, na dëshmon edhe një herë për nevojën e pakundërshtueshme të shpresës te qeniet njerëzore.

Ndoshta Ukraina nuk do të rikthehet kurrë më siç ishte, por, nëse në 10 orë Ben Blushi arriti të na përcillte kaq shumë ndjesi përmes këtyre fotografive, besimi se ky vend do ta rigjejë identitetin e rrëmbyer qëndron mbi gjithçka.

Op/Ed

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Kryeparlametari dhe kryeministeri shqiptar erdhen me votën e Ziadin Selës

Shkruan: Emine Abazi, kryetare e Asamblesë së Gruas Çair Të...

Në përkujtim të masakrës së Tivarit, Mars 1945 “Levée en masse” – “të gjithë e dinë

Nga Hisen Berisha Shekulli që lamë pas është i mbarsur...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Organizata Shqiptaria kërkon që qytetarët të kenë mundësi që Shqiptarinë të zgjedhin si besim të tyre

Organizata Shqiptaria kërkon nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e regjistruesve që...

Prokuroria del me thirrje për vajzat e dëmtuara në grupin “Albkings”

Prokuroria Themelore e Prishtinës iu ka bërë apel të gjitha vajzave të dëmtuara në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë...

STUDIM/ Burrat më pak tërheqës ju bëjnë më të lumtur, ja pse

Takimi me një djalë që nuk është tradicionalisht tërheqës ka përfitimet e veta. Në shkollën e mesme, shumica e vajzave donin të dilnin me djalin...