Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph, ka paralajmëruar se çdo zvogëlim i pranisë së SHBA-së në KFOR do të ishte i parakohshëm dhe potencialisht destabilizues për rajonin.
Sipas tij, megjithëse Evropa po rrit kapacitetet e saj në fushën e mbrojtjes, ajo ende nuk e ka nivelin e besueshmërisë që gëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Joseph theksoi se pikërisht kjo besueshmëri mbetet element kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajon.
Ai në një intervistë për rel, ngriti shqetësime edhe për rritjen e vazhdueshme të armatimit në Serbia, duke përmendur blerjen e raketave supersonike kineze. Sipas tij, mbetet e paqartë se ndaj cilit kërcënim synohen këto armatime, duke shtuar se kjo prirje mund të rrisë tensionet në rajon.
“Rritja e vazhdueshme e armatimit në Serbi – përfshirë blerjen e raketave supersonike kineze – është një shqetësim serioz. Çfarë kërcënimi synojnë të luftojnë këto raketa?”, pyet ai.
Joseph kritikoi gjithashtu reagimet e autoriteteve në Beograd ndaj Deklaratës së Përbashkët të Sigurisë ndërmjet Shqipëria, Kroacia dhe Kosova.
Ai i cilësoi këto reagime si alarmiste dhe të ekzagjeruara, duke sugjeruar se ato mund të përdoren si justifikim për rritjen e armatimit dhe për krijimin e një ndjenje artificiale rreziku brenda Serbisë.
“Alarmet e vazhdueshme dhe të ekzagjeruara në Beograd për Deklaratën e Përbashkët të Sigurisë mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës janë gjithashtu shqetësuese, pasi Beogradi duket se po e përdor atë si pretekst për t’u armatosur dhe për të krijuar artificialisht një ndjenjë rreziku brenda vendit”.



