Dua Lipa dhe Callum Turner kanë shijuar pushimet në Afrikë të Jugut.
Një nga çiftet më të dashur të shoubizit ndërkombëtar kanë marrë rrugën e largët për të shijuar një eksperiencë të papërsëritshme, shkruan IndeksOnline.
“Sapo pata udhëtimin më të pabesueshëm të jetës sime në Afrikën e Jugut. Të qenit kaq afër kafshëve kaq të bukura në habitatin e tyre natyror, midis Parkut Kruger dhe Sabi Sands, ishte diçka që mezi mund ta përshkruaj me fjalë.
Ishte vërtet e paharrueshme… një nga ato përvoja që të kujtohet përgjithmonë” shkroi Dua.



