2026/04/17
Banner Top
Reagon Milaim Zeka për përplasjen në Top Story të Grida Dumës

Shkruan: Milaim ZekaNe mes te Grides dhe Alfred Leles

Nje pjese shume e vogel, qe edhe mund te numerohen ne gishta, e kolegeve gazetare, ata qe nuk kane pranuar te mutosen as neper kazanat politike, po as neper tenxheret e bosave mediatik, kane folur, kane shkruar, kane keshilluar e protestuar per mungesen totale te filtrave se kush ftohet neper studio televizive. Ben Blushi na ka mesuar se e vetmja vlere televizive eshte klikimi.

Psh: Nje avokat drogagji, i denuar disa here per dhune familjare, edhe rrahje me policine, madje i denuar edhe nga oda e avokateve, çdo dite ftohet neper studio tv si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove. Raste te tilla ke me shumice. Une nuk jam kunder, ama krimineli vjen me tregu per krimet e kryera, e jo per bamiresi…

Alfred Lela ka fyer me dhjetera here panelistet ne Top Story. Me ka fyer edhe mua e gjithe Kosoven, por nuk eshte nxjerre nga studio. E pse duhet larguar nga studio kur dikush fyen moderatoren-in, e jo kur fyen mysafiret e tjere?!!!

Une do ta largoja nga studio dike qe ma fyen mysafirin e jo mua, sepse nuk ka politikan, ose argat i politikes qe do me bente qe te ndihesha i fyer.

Incidenti ne Top Story, dhashte Zoti na bene te reflektojme, te analizojme, e ta prekim trurin e te mendojme se gazetaria nuk eshte pornografi. Te mesojme qe medaratoret nuk jane ata qe luajne ne ndeshje, por e drejtojne ndeshjen.

Te mendojme mire e mire se pse Rama, Berisha, Albini, e kush jo, tallet me neve?! Dikur kur degjonim neper studio, ata kishin nevoje per neve. Tash qe ne nuk degjojme as mysafiret, as ata njeri tjetrin, sepse jane me celular ne duar, nuk na kane nevojen…!!!

Keq, shume keq!!!

Banner Content