spot_img
spot_img

Haradinaj rendit ‘dështimet’ e kryeministrit: Fajtori i vetëm për këtë gjendje të krijuar e ka vetëm një emër, Albin Kurti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar përsëri për situatën në veri të vendit dhe shtyrjen e afatit për targat, deri në 48 orët e ardhshme, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haradinaj thotë se veprimet e Kurtit janë të pakuptueshme dhe të rrezikishme për qytetarët e Kosovës, teksa thotë se është i shqetësuar për dështimin e qeverisjes së Kurtit dhe dështimin e Kosovës për këtë çështje. Haradinaj thotë se fajtori i vetëm për këtë gjendje të krijuar e ka vetëm një emër, e ai është Albin Kurti

Shkrimi i plotë:
Sjellja dhe veprimet e Kryeministrit të Kosovës, në raport me situatën e krijuar në vend, gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qenë jo vetëm e pakuptueshme por edhe e rrezikshme.

Mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat, e ka sjellë situatën buzë shpërthimit. Kemi ardhë në një situatë që do të mund të rrezikonim jetët e qytetarëve të Kosovës por edhe të policëve.

E gjithë kjo, për arsye krejt të paqëndrueshme, për ta kthyer situatën e para një muaji, ku kursi i gabuar që kishte zgjedhur Kryeministri, ka shkaktuar dëmë të mëdha, duke asgjësuar një punë të jashtëzakonshme që ishte bërë gjatë gjithë këtyre viteve për integrimin e serbëve në instutucionet ë vendit.

E kuptoj sjelljen e plot kundërshtarëve politikë të Kryeministrit që i gëzohen fundosjes politike të tij, por unë jam i shqtësuar, jo për dështimin e Kryeministrit, por për dështimin e të gjithë neve si Kosovë.

Jam tejet i shqetësuar me faktin se sot në sytë e BE dhe të SHBA, Kosova nga viktimë, është shndërruar në fajtor për situatën e krijuar, ndërsa Serbia është shndërruar në partner konstruktiv.

Fajtori i vetëm për këtë gjendje të krijuar e ka vetëm një emër, e ai është Albin Kurti.

Kurti arriti t’i dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës edhe me SHBA edhe me evropianët;

Kurti arriti ta heqë nga tavolina draftin dhe përpjekjen për të arritur marrëveshje përfundimtare për njohje me Serbinë;

Kurti arriti të vendosë populizmin dhe egoizmin e tij mbi interesat e shtetit të Kosovës;

Kurti arriti ta nxjerrë veriun nga kontrolli i Kosovës;

Kurti arriti ta kthejë shtetin e Kosovës në shtetin e një individi që vet vendosë dhe vet vulosë;

Kurti arriti të rikthejë tensionet për të cilat askush nuk mund ta parashikojë fundin;

Kurti arriti ta çojë Kosovën në prag të ndarjes së veriut nga pjesa tjetër e shtetit;

Dhe në fund, Kurti arriti të dëmtojë rëndë imazhin e Kosovës demokratike, multietnike, të përgjegjshme dhe që merr vendime të bashkërenduara me partnerët ndërkombëtarë duke e kthyer nga kontribues të stabilitetit në rajon, në element destabilizues.

Gjendja është kjo që është. Albin Kurti sot e ka vëtëm një rrugë, që është bashkëpunimi i ngushtë e pa kushte me partnerët tanë, posaçërisht me SHBA. Dhe këtë duhet ta bëjë jo për vete dhe qeverinë e tij, por për vendin, siguria e të cilit sot është më e rrezikuar se asnjëherë më parë.

Op/Ed

Një pyetje për opoziten, edhe mediat

Shkruan: Milaim Zeka Çfare kish me ndodhe sikur republikanet ne...

Mund të shpresohet, Shqipëria etnike pashmangshëm do të bëhet

Shkruan: Rexhep Qosja HISTORIA DHE ATDHETARIA PËRZGJODHËN ISMAIL QEMALIN Gëzuar 28 Nëntori. Sa...

Miranda Shala për Albin Kurtin: “E kemi bërë Zot, një të pazotë”

Më kujtohet akoma kur bërtisja me të madhe 'NATO-UÇK'...Atëkohë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Dyfish n’plus me Artmotion!

Artmotion vjen me ofertën DYFISH n’plus me DYFISH Resivera,...

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...
spot_img

Bekim Jashari tërhiqet nga politika, tregon arsyet dhe dëshpërimin me situatën në vend

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika. Ai ka dhënë disa arsye që e quan deri te ky...

Në lajmet e RTK-së hyn një person duke mbajtur në duar parullën “Radio Televizioni i Kurtit” (VIDEO)

Një person ka hyrë në studion qendrore të lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës ku në dorë mbante një shkrim në të cilin thuhej...

Ambasadori amerikan Hovenier vizitë në Devolli Corporation, lavdëron sukseset e Comoditas

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se ka vizituar sot fabrikën e njohur të dyshekëve,...