Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se tarifa e paralajmëruar për automjetet që hyjnë në kryeqytet nga komunat tjera ende nuk është “e planifikuar apo e vendosur”.
Por ai në një postim në Facebook tha se kjo alternativë po diskutohet “në rast se fondet e BERZH-it vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga kjo qeveri”.
“NËSE QEVERIA I ZHBLLLOKON FONDET E BERZH-IT PËR NDËRTIMIN E UNAZËS SË KRYEQYTETIT, NUK DO TË KETË TARIFA PËR ASKËND!”, shkroi me të mëdha Rama në krye të postimit.
Ai tha se “është propozuar që tarifa të jetë 1 ose 2 euro për automjetet që nuk janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës, ndërsa deri në 10 euro për kamionët e mëdhenj që hyjnë në qendër të Prishtinës”.



