Bashkimi shënon fitoren e dytë në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Reggina-s
Skuadra prizrenase KB Bashkimi ka regjistruar fitoren e dytë në kuadër të FIBA Europe Cup, pasi mposhti ekipin italian Reggina me rezultat të ngushtë 77–76.
Ashtu siç tregon edhe rezultati, ndeshja ishte tejet e luftuar dhe interesante nga fillimi e deri në fund. Bashkimi e nisi fuqishëm takimin, duke e fituar cerekun e parë me 24–17, përkrahur nga atmosfera e zjarrtë e tifozëve “Arpagjikët”. Në pjesën e dytë, italianët arritën ta fitojnë vetëm periodën e dytë, por vendasit e kontrolluan ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke mos lejuar përmbysje.
Lideri i ekipit prizrenas ishte amerikani TJ Bickerstaff, i cili shkëlqeu me 18 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa Kyan Anderson shtoi 17 pikë të tjera në fitoren vendimtare të skuadrës portokalli.
Kjo fitore mban gjallë shpresat e Bashkimit për të kaluar më tej në fazën tjetër të FIBA Europe Cup. Prizrenasit do të kenë mundësinë ta sigurojnë kualifikimin nëse arrijnë të triumfojnë ndaj ekipit francez Dijon, në ndeshjen që do të zhvillohet në Francë.





