Artan Behrami, i PDK-së, ka bërë një reagim në lidhje me një tabelë që po shpërndahet, kinse me gabimet e kompanisë gjatë shtypjes së fletëvotimeve. Behrami ka hedhur dyshime se kjo tabelë është e rremë, dhe se po shpërndahet qëllimisht për të krijuar konfuzion.
E plotë:
Këto ditë u pa qysh funksionon Cyberxhemati i Albin Kurtit.
Për të mbuluar manipulimin më të madh elektoral në historinë e Kosovës, mehybët e VV-së e shpërndanë një tabelë të krijuar nga Studio Kosova e Re, me drejtoreshë Dejona Mihaili.
Pra, këta nuk iu besojnë fakteve të botës sëkëndejme.
Këta iu besojnë rrenave të botës paralele të Kurtit.
Por, qysh ka thënë babai i tyre ideologjik: rreni sa më shumë derisa ajo të bëhet e vërtetë!
Por, kot e keni!
Pa hetim të organeve të drejtësisë për manupilimin e votave në Mitrovicë, nuk do të ketë besim në asnjë proces zgjedhor!



