Deputeti i LDK-së, Paris Guri, nuk beson se do të ketë qeveri “Konjufca 1”.
Ai ka bërë me dije se VV-ja nuk i ka votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re.
Sipas tij, Kurti e ka propozuar Konjufcën për mandatar të dytë vetëm për të blerë kohë.
“Mandatimi i Glauk Konjufcës ka ardhur si rezultat i tentimit për të blerë kohë dhe për ta ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe asnjëherë s’ka ardhur si rezultat i gjetjes së ndonjë zgjidhje, për arsye se ne e kemi parë që edhe ditën kur është mandatuar z. Konjufca, ai para mediave ka deklaruar se nuk është i gatshëm për të ofruar ndonjë marrëveshje bashkëpunimi ose koalicion për partitë e tjera”, ka vlerësuar Guri, raporton Klan Kosova.



