Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike, duke e cilësuar situatën si “hajninë më të madhe që ky vend ka përjetuar ndonjëherë”.
Ajo thekson se qytetarët po paguajnë për energji 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për shkak të menaxhimit të dobët të Fondit të BRE-ve.
Në një shkrim të gazetarit Agon Sinanaj, Bazuar në të dhënat e Zyrës Kombëtare të Auditimit, thuhet: “Nga viti 2023, konsumatorët e rrymës në Kosovë e paguajnë tarifën e Fondit të BRE-ve katërfish më shtrenjtë, apo 3.14 euro për megavatë orë, prej 73 cent sa ka qenë në vitin 2022.
Kjo rritje erdhi si rezultat i dështimit të KOSTT-it dhe ZRrE-së në menaxhimin e këtij Fondi dhe favoreve ndaj prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme në ‘kurriz’ të konsumatorëve”, citon Bajrami.
Deputetja kritikoi gjithashtu edhe institucionet shtetërore, duke thënë se ata që po e lejojnë këtë vjedhje “e kanë bekimin e Artane Rizvanollit/Albin Kurtit” dhe pyet me ironi: “Militanta a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?”
Postimi i plotë:



