Dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor të Prizrenit janë suspenduar nga Policia e Kosovës.
Të njëjtit dyshohet të jetë përfshirë në fjalosje e cila ka rezultuar degradim të gjuhës së përdorur, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Suspendimi i tyre ka ardhur pas rekomandimit të bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës
Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të punës, ditën e mërkurë të 12 nëntorit.
“Kanë pasur një mosmarrëveshje dy kolegë mes vete gjatë orarit të punës, dhe ka diskutimi ka degraduar dhe në fjalosje duke përfshirë shprehje ofenduese”, ka thënë zëdhënësi Beka.
Ndërsa, nuk ka ofruar informacione lidhur me motivet e mundshme.



