Ish-këshilltari i Clark, Michael Durkee, ka folur për situatën pas luftës në Kosovës.
Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Mentor Beqiri, pjesë e mbrojtjes së Jakup Krasniqit, Durkee tha se kishte mungesë të zbatimit të ligit.
Përgjigjet:
Mentor Beqiri: Situata pas lufte në Kosovë ka qenë shumë kaotike?
Durkee: Po.
Beqiri: Mijëra refugjatë u kthyen në Kosovë për çështje javësh?
Durkee: Po. Këto shifra kanë qenë konstatime të KFOR-it.
Beqiri: Nevoja për strehim, kujdes shëndetësor ka qenë e rëndësishme?
Durkee: Po.
Beqiri: Në këtë artikull thuhet se “ne nuk mund të drejtojmë gishtin kah UÇK-ja”, tha komandanti në një konferencë për shtyp. Besoj që pajtoheni se kishte element kriminal që mbërrin nga të gjitha anët e kufirit.
Durkee: Po.
Beqiri: Kjo ndikoi që të kishte mungesë të zbatimit të ligjit?
Durkee: Po



