Memi Krasniqi, i cili dje ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, ka komentuar kritikat e komisares së VV-së, Dejona Mihalit, ndaj Sami Lushtakut.
Gjatë një interviste në “Rubikon”, ai ka thënë se Mihali dhe VV-ja e kanë opsesion Sami Lushtakun.
Ai ka treguar se pse ata e bëjnë një gjë të tillë.
“E ka një obsesion ajo me Sami Lushtakun. Nuk e di a e njeh ajo prej kohëve të kaluara ajo. Nuk e kom pyetur Samiun, do ta pyes. Krejt e kanë obsesion Samiun këta kundërshtaret tonë. Nuk e njohin, për atë e kanë obsesion, e kanë krijuar idenë e një gogoli në raport me ta. Ai është një njeri që ka qenë prej ditëve të para në luftë, e shumica prej këtyre që kritikojnë mendoj se kanë deficite kombëtare të jashtëzakonshme”, ka thënë Krasniqi.



