spot_imgspot_img
spot_img

100 euro vota: Pesë ditë para zgjedhjeve, deputeti Kurti tërheq para nga buxheti i shtetit në shkelje flagrante të Ligjit

Pas rastit të njëjtë si në prag të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje — tash i betuar edhe si deputet — njoftoi të martën “nga 100 euro” nga buxheti i shtetit “për të gjithë studentët — vetëm pak ditë para se qytetarët të shprehnin vullnetin e tyre në kutitë e votimit, për zgjedhjet komunale të 12 tetorit. Ky vendim, sipas njohësve, përveçse “marketing politik”, përbën një akt të pastër të korrupsionit dhe shkelje të rëndë të Ligjit për Qeverinë.

Sipas Ligjit për Qeverinë, të miratuar pikërisht nga qeveria Kurti 2, neni 31, pika 1 përcakton qartë se “Qeveria në dorëheqje kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara me Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe me ligjin vjetor për buxhetin”.

Në këtë nen parashihen disa përjashtime të kufizuara dhe nuk përfshijnë vendime të natyrës së klientelizmit elektoral, siç është ndarja me e 100 eurove për studentë në prag zgjedhjesh.

Nacionale provoi të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, se si arsyetohet një vendim i kësaj natyre, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk morëm përgjigje.

Se në rastin e një vendimi të tillë kemi të bëjmë me një shkelje të hapur dhe flagrante të ligjit, dëshmohet qartësisht nga vendimi i Gjykatës Supreme, e cila i vuri vulën e paligjshmërisë dhe antikushtetueshmërisë veprimeve të deputetit Albin Kurti dhe dhjetë deputetëve të tjerë — njëkohësisht ministra — që vijojnë të ushtrojnë dy funksione publike në kundërshtim me Kushtetutën.

Supremja kishte konstatuar se Udhëzimi Administrativ nr. 01/2025 i nënshkruar nga deputeti Murati ishte nxjerrë në kundërshtim me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe me legjislacionin për organizimin e Qeverisë. Kushtetuta, në nenin 71, ndalon shprehimisht ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe ligjvënëse.

Në këtë kontekst, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerësoi se vlera e përgjithshme e masave të ndërmarra nga Qeveria në detyrë tashmë ka kaluar shumën prej 100 milionë eurosh — një shifër që tejkalon kufijtë e vendimmarrjes administrative për “çështje rutinore apo të domosdoshme”, duke hyrë në sferën e vendimeve me ndikim të drejtpërdrejtë politik e elektoral.

Ai e cilësoi këtë veprim “shembull të qartë të përdorimit të resurseve publike për përfitim elektoral”, i cili krijon “avantazh të padrejtë për kandidatët e subjektit politik që udhëheq qeverinë”.

“Përtej aspektit ligjor, miratimi i këtyre masave vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale përbën shembull të qartë të përdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale. Një veprim i tillë cenon garën e barabartë zgjedhore, duke krijuar avantazh të padrejtë për kandidatët e subjektit politik që udhëheq qeverinë dhe ndikon në sjelljen e votuesve, sidomos tek grupet e ndjeshme si studentët.” – tha ai.

Përtej shkeljes së ligjit, analisti Visar Ymeri e emëroi vendimin si “marketing politik”: sipas tij, ndihmat financiare që jepen në prag të zgjedhjeve humbin karakterin e tyre social dhe transformohen në mjet promovimi.

“Asgjë! Veç marketing politik

Ndihma financiare ndaj studentëve, pensionistëve, dhe familjeve me qëllim të sanimit të rritjes së kostos së jetesës, në parim do të kishte qenë gjë e mirë. Në fund të fundit këtë do të duhej ta bënte një qeveri social demokrate.

Mirëpo, politikat rishpërndarëse duhet të jenë të mirëmenduara, transparente, të parashikueshme e në përputhje me parimet e drejtësisë sociale. Kur këto ndihma vijnë në prag të zgjedhjeve (në këtë rast lokale) ato e humb kuptimin. Çka do të duhej të trajtohej si e drejtë e qytetarëve shndërrohet në favor nga politikani (në këtë rast Albin Kurti).” – tha ai ndër të tjera.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Arbora Rrecaj mahnit me stil urban në natyrë

E njohur për titullin e saj si Miss Global International World 2022, Arbora ka ngjallur kureshtjen e publikut shqiptar me elegancën dhe paraqitjen e...

Gazetarja zbulon prapaskenat: Pse konflikti për koncesionin e aeroportit të Vlorës mund të jetë “prishje pazaresh”

azetarja Ola Xama ka analizuar situatën e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke vënë në dukje se konflikti aktual mes kompanive për...

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një aferë jashtëmartesore me të

Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte...