spot_imgspot_img
spot_img

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha
(Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë të panegociueshëm)

Është e papranueshme që në Kosovë, shtet i përkushtuar ndaj demokracisë dhe vlerave perëndimore, të shfaqen struktura të dyshimta që kërkojnë leje për të organizuar marshime në përkrahje të një organizate terroriste si HAMAS, e shpallur si e tillë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga shumica e botës perëndimore.

Nën petkun e “solidaritetit me Palestinën”, qëllimi real i këtyre tubimeve është mbështetja për një organizatë që jo vetëm ka iniciuar dhe përkeqësuar luftën në Gaza, por edhe që udhëhiqet e financohet nga regjimi iranian – aleat i ngushtë i Rusisë dhe sponsor i terrorizmit në Lindjen e Mesme.

Kjo nuk është as aktivizëm, as shprehje e ndjenjave liridashëse! Nuk është as thirrje për paqe në emër të jetës, as për të kursyer jetët e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm që po sakrifikohen nga përfaqësuesit e ideologjive terroriste. Kjo është propagandë antiamerikane, kundër rendit demokratik dhe në kundërshtim me interesat jetike të shtetit të Kosovës.

HAMAS-i nuk është thjesht armik i Izraelit në këtë rrethanë lufte, por është armik i lirisë si kategori universale. Është armik i çdo shteti që aspiron paqe, zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Është armik i mikut tonë më të madh – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa të cilat ne sot nuk do të ishim të lirë.

Dhe mbi këtë bazë, parimi strategjik “armiku i mikut tonë është armiku ynë”, duhet të na vetëdijesojë se çdo veprim në përkrahje të HAMAS-it në Kosovë duhet të konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe identitetin kombëtar.

Nuk mund të lejojmë që në emër të kauzave të huaja të na importohen luftëra, ideologji ekstremiste dhe qëndrime që na kundërvihen si komb dhe si shtet.

Është po ashtu hipokrizi e rëndë që këta përkrahës të flaktë të “kauzës palestineze” harrojnë ose fshehin faktin se vetë Palestina nuk e njeh Kosovën si shtet, se HAMAS ka mbajtur qëndrime publike kundër nesh dhe se kjo organizatë është historikisht e lidhur me regjime që kanë përkrahur Serbinë dhe Jugosllavinë. Ne nuk mund të solidarizohemi me ata që na mohojnë dhe na cilësojnë si “terroristë” – vetëm pse jemi miqtë e SHBA-së.

Në mungesë të një qeverie funksionale, është detyrë e Presidentes së Republikës, si Komandante Supreme e Forcave të Sigurisë, që të veprojë në mbrojtje të rendit kushtetues. Nuk mund të lejojmë që Kosova të bëhet strehë për import ideologjik që shërben agjenda antiamerikane dhe antiperëndimore.

Përfshirja në luftëra të huaja është e ndaluar me ligj. Me po të njëjtën gjuhë të ligjit duhet të ndalohet edhe çdo përkrahje publike, apo çfarëdo forme qoftë ajo, organizative apo propagandistike, për organizata terroriste si HAMAS, njësoj siç është vepruar me ISIS-in. Kjo është një thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike.

Kosova është pjesë e botës së lirë. Aleanca jonë me SHBA-në dhe me shtetet demokratike nuk është vetëm çështje historie, është çështje orientimi strategjik, mbijetese dhe identiteti kombëtar. Dhe në këtë rrugë nuk ka vend për relativizime, as për dihotomi.

Sot, më shumë se kurrë, Kosova duhet të flasë qartë: orientimi ynë strategjik si komb është integrimi euro-atlantik dhe aleanca e përhershme me SHBA-në dhe Perëndimin demokratik. Duhet ta themi qartë se jemi me SHBA-në. Jemi me Izraelin, kundër luftës dhe viktimave. Jemi me aleancën e qytetërimit demokratik kundër çdo forme të terrorit.

Kjo është në përputhje të plotë me interesin strategjik, sigurinë kombëtare dhe orientimin gjeopolitik të Kosovës.

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...