spot_imgspot_img
spot_img

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi

 

Në historinë e çdo populli vjen një ditë kur heshtja bëhet turp dhe veprimi bëhet domosdoshmëri. Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, 27 prilli 2025 është dita e ndarjes përfundimtare me një të kaluar të konsumuar dhe e fillimit të një epoke të re të sovranitetit dhe ndërgjegjes kombëtare.

Për më shumë se dy dekada, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paraqitej si mbajtës i shpresave për integrim dhe barazi. Por kur një pushtet humbet lidhjen me moralin që e lindi, ai kalbet nga brenda. BDI, nga një projekt shprese, u shndërrua në një mekanizëm të vetëruajtjes, ku pushteti nuk ushqente më interesin e përgjithshëm, por vetveten. Aty ku dikur kishte ide dhe vizion, mbeti një aparat i zbrazët që kontrollonte frikën dhe varësinë.

Në këtë kontekst, 27 prilli fiton një domethënie të thellë. Ishte më 2017, në këtë ditë, që Ziadin Sela, me trupin dhe guximin e tij, i dha historisë shqiptare një moment të pastër qëndrese një shkundje të ndërgjegjes kolektive. Sot, heshtja e BDI-së ndaj kësaj sakrifice nuk është thjesht harresë politike por është mohimi i vetë arsyes së ekzistencës së saj. Sepse asnjë pushtet që harron burrat e guximshëm të historisë së vet nuk meriton të mbijetojë. Por tradhtia nuk ndalet te heshtja. Brenda vetë rrethit të Ziadin Selës, u shfaqën figurat e “Hamzallarëve” ata që, për interesa personale të vogla, ishin të gatshëm të shisnin idealin e madh të përbashkët. Në filozofinë politike, tradhtia e brendshme është më shkatërrimtare se çdo sulm i hapur sepse ajo e gërryen shoqërinë nga brenda, e zhvesh nga morali dhe nga forca e bashkimit.

Fronti Europian, i shpallur nga BDI në  fushatë zgjedhore, nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje dëshpëruese për të maskuar një fund të paralajmëruar. Por popujt, kur ndërgjegjësohen, nuk i japin më sovranitet atij që ka tradhtuar një herë besimin e tyre. Fronti nuk ishte projekt i së ardhmes, por një dekor i rremë mbi rrënojat e një epoke që kishte përfunduar.

Në këtë zbrazëti të përgjithshme, lindi figura e Izet Mexhitit. Ai sfidoi rrjedhën e zakonshme të dorëzimit; hyri i vetëm në front me Grupin e Zjarrit. Nuk pranoi shantazhin e konformizmit, nuk heshti përballë krimit moral që përhapej si mjegull mbi politikën shqiptare. Si një Promete i kohëve moderne, ai guxoi të rrëmbente zjarrin e revoltës për ta rikthyer tek populli. Dhe edhe pse u tradhtua gjatë rrugës nga disa që i quante të afërt, ai nuk u ndal. Themelojë, Levizjen Demokratike si një akt themelor emancipimi, si dëshmi se sovraniteti nuk u përket pushteteve të vjetra që shuhen, por popullit që rilind sa herë që ndërgjegjja e thërret.

Në anën tjetër, BDI, tashmë e reduktuar në një zë mllefi dhe sharjesh, endet nëpër korridoret e huaja të pushtetit të humbur, duke kërkuar shpëtim tek ata që dikur i kishte shpallur kundërshtarë. Është një shfaqje tragjike sepse fundi i një partie nuk vjen thjesht me humbjen e zgjedhjeve, por me humbjen e kuptimit të saj.

Sot, shqiptarët e kanë bërë një zgjedhje që shkon përtej politikës, duke zgjedhur të jenë zot të fatit të tyre. 27 prilli do të mbetet një kujtesë e përhershme se historia nuk e fal tradhtinë, por shpërblen guximin. Jo pushtetin për hir të pushtetit, por atë qëndresë që lind nga thellësia e shpirtit të një populli.

Sepse, në fund, çdo regjim i kalbur përfundon në harresë. Por populli që zgjohet, lind për të ndërtuar një botë më të drejtë. Dhe shqiptarët sot kanë zgjedhur të mos jenë më peng të së shkuarës, por krijues të së ardhmes duke bashkuar vlerat për një interes të perbashkët! Të marrim atë që meritojmë si popull autokton në këtë pjesë të Dardanisë.

 

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha (Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë...

Vdesin vetëm ata që nuk kanë lënë vepra

Nga Milaim Zeka Ti ke qenë një nga shkrimtarët më...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...