spot_imgspot_img
spot_img

Milaim Zeka takon përseri pas shumë vitesh familjarin e heroit kombëtar, Mujë Krasniqi

Gazetari Milaim Zeka, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka publikuar foto me Ramadan Krasniqin, i cili është familjar i heroit kombëtar, Muje Krasniqi si dhe, është edhe daja i Rexhep Selimit.

“Kur u arratisa nga ish Jugosllavia, me ndihmën e Kadri Topallit, Izet Zekes, dhe disa të tjerëve, ngela si i humbur në qytetin Villach të Austrisë. Ne stacionin e trenit ne Villach, ku atëherë kalonte “Akropolis” Mynhen-Athine, që ndalonte edhe në Fushë Kosovë, i kërkova ndihmë një personi që mu duk shqiptar nga veshja. Ai doli të ishtë shqiptar dhe shpejt e shpejt me dha adresën e një autoshkolle, me pronar, Ramadan Krasniqin. Me njemije mundime e gjeta. U ula ne nje karrige prane recepsionit, dhe po e prisja. Sa erdhi, u perqafuam, dhe iu prezentova, filloi te qaje kur me pa me duart e shqyera dhe trupin krejt i pergjakur, nge rreshqitja qe kisha pesuar neper Bjeshket e Austrise, kur kalova kufirin nga Treviso”, ka rrëfyer Zeka ngjarjen kur ishte takuar për herë të parë me Ramadan Krasniqin.

Statusi i plotë i Milaim Zekës:

Takimi i pare prej Shkurtit te 1982.

Ky burri ketu eshte Ramadan Krasniqi, nga fshati Qabiq, komuna e Klines. Baci Ramadan eshte familjar i heroit kombetar, Muje Krasniqi. Eshte edhe daja i Rexhep Selimit.

Kur u arratisa nga ish Jugosllavia, me ndihmen e Kadri Topallit, Izet Zekes, dhe disa te tjereve, ngela si i humbur ne qytetin Villach te Austrise. Ne stacionin e trenit ne Villach, ku atehere kalonte “Akropolis” Mynhen-Athine, qe ndalonte edhe ne Fushe Kosove, i kerkova ndihme nje personi qe mu duk shqiptar nga veshja. Ai doli te ishte shqiptar dhe shpejt e shpejt me dha adresen e nje autoshkolle, me pronar, Ramadan Krasniqin.

Me njemije mundime e gjeta. U ula ne nje karrige prane recepsionit, dhe po e prisja. Sa erdhi, u perqafuam, dhe iu prezentova, filloi te qaje kur me pa me duart e shqyera dhe trupin krejt i pergjakur, nge rreshqitja qe kisha pesuar neper Bjeshket e Austrise, kur kalova kufirin nga Treviso.

Kishte degjuar per historine time nga halla ime, Dada Sabri, dhe te gjithe me dinin per te vdekur, ose per te vrare nga serbet.

Me mori dhe me dha dreke me nje kusheri te Pal Lekajt nga Gjakova. Me preu bileten e trenit per Wien, dhe me sygjeruan te shkoja tek Pali, i cili me ndihmoi me akomodimin tim ne nje kamp refugjatesh.

Pali jetonte ne rrugen Hassengase, nr 33, kati dyte.

E nejse, Bacen Ramadan kurrë nuk e pata takuar, deri me sot. Hiç nuk ka ndryshuar. Kemi qajtur atehere, qajtem edhe sot, te dytë. Atehere derdhem lot pikellimi e ndarje, sot, lot gezimie rigjetje.

Faleminderit shume Baci Ramadan per çdo gja qe ke bere per popullin shqiptar. Faleminderit per çdo gje qe bere per mua. Te jam mirenjohes deri pertej vdekjes!!!

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

Me rastin e 3 Majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshillii Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e...

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...

Milaim Zeka, ‘shkolla e vjetër’ e gazetarisë që nuk dështon kurrë

“Unë punoj për shikime, jo për klikime”, ishte një nga frazat e gazetarit Milaim Zeka në intervistën që dha për podcastin ‘PPP’ nga Pamfleti. Në...