2025/11/13
Banner Top

Gazetari i njohur Milaim Zeka sot feston ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, ai ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku ka falënderuar Zotin, prindërit, si dhe UÇK-në e NATO-n për lirinë.

Zeka ka kujtuar me mall nënën e tij, Li, e cila vazhdon të jetë e zhdukur që nga lufta.

“Sa herë e kam ditëlindjen, falënderoj Zotin dhe prindërit që më sollën në këtë botë, ndërsa UÇK-në dhe NATO-n që ma sollën lirinë. Ajo që më solli në jetë, nëna Li, vazhdon të jetë e zhdukur.

Unë vazhdoj të jetoj me të kaluarën, sepse ëndrrat për të ardhmen na i kanë vrarë politikanë faqezi.

Vazhdoj të kujtoj e të besoj se asgjë më e shenjtë për kombin shqiptar nuk ekziston sesa UÇK-ja, NATO dhe familja,” ka shkruar Zeka.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment