spot_imgspot_img
spot_img

Kurti i përgjigjet Escobar’it: Të bëhemi fer, njëherë njohja e ndërsjellë e mëpastaj Asociacioni

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi fer”. Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për TRT World, pyetur në lidhje me deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, se Asociacioni “duhet të bëhet” dhe se ajo nuk është marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Insajderi.

Kurti rikujtoi “gjashtë kushtet” e artikuluara së fundi në Kuvendin e Kosovës, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me deklaratën e Escobar, për çka tha se “ato s’janë as qëndrime të mia arbitrare e as mendime vetanake të mia”. Kurti, mes rreshtash, pranon që pranoi se Asociacioni është i bëshëm, por vetëm pas Njohjes së Ndërsjellë, e jo para saj.

“Vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë gjërat që mua më bënë të them se njëherë Njohja e Ndërsjellë, dhe vetëm mëpastaj të ketë ndonjë lloj Asociacioni”, tha Albin Kurti.

Kurti, në kontekstin e përgjigjes së tij ndaj kërkesave të Escobar, i tha gazetares turke se nuk duhet harrohet “përvoja e hidhur” në Bosnje-Hercegovinë me Republikën Serbe. “Lufta [… në Bosnje-Hercegovinë…] erdhi nga ky Asociacion”, i tha gazetares kryeministri kosovar, derisa ajo po e ndërprente në përgjigjen e tij.

Gabriel Escobar në një intervistë për “The Pavlovic Today” tha Asociacioni “në një pikë” duhet dhe do të bëhet, dhe se ajo nuk është marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë, por ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Nuk ka se si të mos bëhet ajo”, tha Escobar për Asociaiconin./Insajderi/

Op/Ed

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Konflikti i mundshëm Izrael – Iran

Nga Hisen Berisha Deputet i Parlamentit të Kosovës   Kjo është...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Kosova një pikë e zezë në hartën e Evropës

Nga Hisen Berisha Pasojat e propagandës kundër shtetit, të këtyre qeveritarëve para dhe pas ardhjes në pushtet, tani po sjellin efekte domino. Kur udhëheqin njerëzit e...

Ziadin Sela, feniksi që i fiton të gjitha betejat

Mbështetja e Frontit Evropian që erdhi nga Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptaret doli të jetë vendimtare per fitoren e Frontit Evropian në Tetovë,...

Meloni reagon ndaj dokumentarit RAI3, i del në mbrojtje Ramës

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. “Shqipëria...