2025/11/13
Banner Top
Haradinaj paralajmëron zgjedhje të reja: Gjithë këto vështirësi që po i kalon Kosova janë pasojë e Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka shprehur shqetësim për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Ai ka vënë në dukje vonesat në miratimin e buxhetit dhe problemet me pagat e punëtorëve të sektorit publik.

“Sapo përmbyllëm takimin e kryesisë së partisë, së pari diskutuam për zhvillimet politike në vend. Është një shqetësim i madh pengesa e gjatë me pamundësi të aprovimit të buxhetit të vendit, dhe shumë situata të tjera që janë jo të lehta. Punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga,” deklaroi Haradinaj.

Ai akuzoi Qeverinë Kurti për pengimin e proceseve, duke thënë se kjo qasje ka krijuar vështirësi të shumta për qytetarët: “AAK-ja vlerëson që të gjitha këto vështirësi e sfida që po kalon Kosova janë si pasojë e qasjes së Kurtit, i cili në vazhdimësi ka penguar dhe zvarritur proceset.”

Si zgjidhje, Haradinaj paralajmëroi se dalja nga kjo situatë është shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare: “Mendojmë që dalja nga kjo gjendje është pikërisht shpallja e zgjedhjeve. Kjo ishte tema e dytë – përgatitja për zgjedhjet parlamentare”

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment