2025/11/15
Banner Top
Kurti për ndeshjen e Kosovës: Është koha e mbështetjes, besimit dhe bashkimit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar para ndeshjes së Kosovës.

Ai ka thënë se është koha për mbështetje.

Postimi:

Sonte luan Kosova!

Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.

Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton.

Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.

Forca Kosovë!

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment