Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sllovenisë, duke vulosur kështu pjesëmarrjen në Playoff për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh tejet i lumtur për këtë sukses historik, duke theksuar se objektivi tani është i qartë: të kërkohet kualifikimi drejt Botërorit përmes ndeshjeve Playoff. Ademi shprehu besim të plotë te skuadra dhe te potenciali i saj për të bërë realitet ëndrrën e madhe të kosovarëve.
“Uroj dhe shpresoj të jemi bashkë në Amerikë,” tha Ademi ndër të tjera në deklaratën e tij, duke iu referuar shpresës për të parë Kosovën për herë të parë në një Kampionat Botëror.
Intervistën e plotë të Agim Ademit mund ta ndiqni këtu: https://www.facebook.com/reel/3870351383109363



