Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në skenën ndërkombëtare, duke triumfuar në Grand Prix Zagreb 2025 duke e pasur të garantuar medaljen e artë. Xhudistja kosovare vazhdoi formën e saj të jashtëzakonshme, duke fituar çdo ndeshje me Ippon dhe duke treguar dominim absolut në kategorinë -52 kg, ku aktualisht mban edhe titullin e kampiones olimpike.
Krasniqi e nisi garën duke kaluar xhiron e parë pa kundërshtare, ndërsa në raundin e dytë mposhti Amanda Lima të Brazilit me Ippon. Në çerekfinale ajo kaloi me të njëjtin rezultat Blandine Pont të Francës, dhe në gjysmëfinale triumfoi bindshëm ndaj Gaia Stella nga Italia. Në ndeshjen vendimtare për medaljen e artë, Krasniqi nuk la asnjë dilemë, duke mposhtur Reka Pupp të Hungarisë, po ashtu me Ippon.
Kjo arritje në Zagreb shënon medaljen e pestë të artë në po aq gara të zhvilluara nga Distria gjatë vitit 2025, duke e konfirmuar edhe një herë si një nga sportistet më dominuese në botë në kategorinë e saj. Më formën dhe vazhdimësinë e treguar, Krasniqi mbetet një emër që po shkruan histori në xhudon ndërkombëtare.



