2025/11/16
Banner Top
Rafuna: Për ekonominë, mungesa e institucioneve shtetërore nënkupton stagnim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar një krizë të thellë ekonomike si pasojë e bllokimit institucional dhe mosfunksionimit të Qeverisë. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai tha se vonesat në formimin e institucioneve, masat ndëshkuese të BE-së dhe pezullimi i dialogut nga SHBA-të kanë krijuar një klimë të pasigurt për bizneset, duke i shtyrë investitorët vendas dhe të huaj të largohen drejt rajonit.

Sipas tij, vetëm nga marrëveshjet që presin ratifikimin në Kuvend, ekonomia ka humbur rreth 1 miliard euro në investime kapitale. Këto fonde, të destinuara për projekte zhvillimore, do të rrisnin standardin e qytetarëve dhe do të nxisnin rritjen ekonomike.

“Themelimi i institucioneve është nevojë urgjente jo vetëm për ekonominë, për biznesin, për qytetarin e Kosovës, por më shumë për vet shtetin e Kosovës për të dërguar proceset përpara. Për ekonominë, mungesa e institucioneve shtetërore nënkupton edhe stagnim, se jo ngadalkësim, por stagnim. Kemi të humbur deri tani 1 miliardë euro që nuk po mundemi me i marrë nga marrëveshjet që priten në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për tu ratifikuar mjetet të cilat janë të parapara për investime kapitale që do të përfitonte ekonomia e Kosovës, biznesi për më shumë do të kishte përmirësuar standardin e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment